World Press Photo Exhibition 2019 - Ekspozitë e Veçantë me Foto Nga e Gjithë Bota - Into Albania

World Press Photo Exhibition 2019 – Ekspozitë e Veçantë me Foto Nga e Gjithë Bota

Nën kujdesin e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta vjen në Shqipëri, ekspozita shëtitëse që mbledh historitë më të rëndësishme që ka rrëfyer aparati fotografik, në faqet e shtypit të huaj, për vitin 2019.

Platforma me shtrirje globale World Press Photo , prej më shumë se 60 vjetësh, synon të lidhë profesionistët më të mirë të zhanrit të fotografisë dokumentaristike, me publikun. Ata që rrëfejnë jetën njerëzore nga çdo cep i botës në faqet e mediave më të rëndësishme ndërkombëtare, me njerëzit që këto ngjarje mund t’i njohin vetëm nëpërmjet syrit të këtyre fotografëve.

Fotografitë janë përzgjedhur nga një juri profesionistësh e cila ka vizionuar mbi 78 mijë fotografi, të propozuara nga 4.738 fotografë, nga 129 vende dhe tani po bën xhiron e botës.

Janë shkrepje që kanë fiksuar momente kyçe dhe historike në vende të ndryshme të botës. Shumë e famshme për shembull, fotografia e një vajze të vogël, ndaluar nga policia kufitare sëbashku me mamanë e saj, pas urdhërit të rreptë të administratës Trump për të mbyllur kufijtë edhe në rast ndarjeje familjare. Një foto që, e vënë në kopertinë e revistës Time, prodhoi një debat të ndezur në opinionin publik lidhur me politikat mbi emigrantët.

Fotografi nga John Moore, fitues

Kjo është një ekspozitë e rallë, e cila i ofrohet falas publikut në Shqipëri. Njëkohësisht është një rast shumë i mirë për çdo turist që do të jetë në vizitë deri në datë 26 Shkurt.

E gjeni në Muzeun Historik Kombëtar:
nga data 6 deri më 26 Shkurt
nga e hëna në të shtunë, sipas orarit 10.00 – 19.00
të dielë, 10.00-14.00.

New & Trending

Choose a