Zbuloni Tiranën Përmes Rrugicave me Qerpiç - Into Albania

Zbuloni Tiranën Përmes Rrugicave me Qerpiç

Tirana ndër vite, ka pësuar shumë ndryshime thelbësore në pamjen e saj. Është qyteti i një strukture mikse mes elementeve tradicional dhe zhvillimit të kaosit modern të ndërtimeve.

Skanderbeg Square Tirana
Pamje nga Tirana. Foto nga IntoAlbania.

Tirana është qyteti që të bën të zbulosh jo vetëm shije të reja, por dhe vende plot histori të fshehura dhe të mbuluara nëpër lagje. Dhe nëse do të zbulosh më shumë mbi kulturën dhe njerëzit është mirë të vizitoni rrugicat e vjetra.

Rrugica në afërsi të rrugës së Kavajës. Foto nga IntoAlbania.

Rruga e Durrësit

E pozicionuar shumë afër sheshit Skënderbej rruga e Durrës ka ende disa rrugica të vjetra që ia vlen për t’u vizituar. Pavarsisht se numri i shtëpive tiranse që ruajnë formën e tyre origjinale janë të pakta. Por ato që janë, mbeten sot e kësaj dite një thesar me kujtime për këdo që i ka jetuar dhe një muzë frymëzimi për ata që i vizitojnë. Në këtë rrugë ju mund të vizitoni vilën Tafaj, e kthyer në një biznes tanimë, e që daton që nga viti 1920.

Vila Tafaj, rruga e Durrësit. Foto nga IntoAlbania.
Rruga e Durrësit., Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Jo shumë larg saj mes rrugës së Durrësit dhe asaj të Kavajës është edhe godina e Radio Tiranës së vjetër.  Një ndër godinat simbol të zhvillimit të artit dhe medias. Pavarsisht se është monument kulture, sot ajo e ka humbur hijeshinë e saj.

Godina të vjetra, rruga e Kavajës, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.
Godinë e vjetër, rruga e Durrësit. Foto nga IntoAlbania.

Rruga e Dibrës

Duke filluar që nga zona që njihet ndryshe si Selvia, e deri në afërsi të Shkollës së Kuqe ekzistojnë ende disa rrugica që e ruajnë me fanatizëm, tradicionalen. Ajo që është shumë atraktive në këto pjesë të qytetit janë portat e vjetra dhe shtëpitë me mure qerpiçi. Ndërtimet e vjetra, mbeten gjithmonë një atraksion për turistët. Pavarsisht se të ndërthurura dhe me godina të tjera më të reja, shtëpi të tilla janë gjithmonë një memorie historike, që nuk duhen shuar.

Rugicat e vjetra, në afërsi të Shkollës së Kuqe
Shtëpi e vjetër, afër rrugës së Dibrës
Shtëpi e vjetër tiranse. Foto nga IntoAlbania.

Në afërsi të kësaj rruge ju mund të vizitoni dhe vilën e piktorit më të njohur shqiptar të shekullit të XX, Sali Shijakut. Mbi 300 vjeçare, kjo vilë sot konsiderohet si një ndër me të vjetrat të kryeqytetit. Mund të themi me plot gojë që është një dëshmi e gjallë e arkitekturës së vjetër tiranase.

Galeria në vilën e Sali Shijakut, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Lagjja e Kombinatit

E pozicionuar në periferi të Tiranës vetëm 6 km larg qendrës, kjo lagje lindi në vitin 1950. Ajo e mori emrin nga Kombinati i Teksitileve “Stalin.” Kjo lagje mori një hov të menjëhershëm në ato vite. Hyrja e vjetër monumentale e Kombinatit si dhe ndërtesa e administratës së Kombinatit të vjetër, mbeten një atraksion për turistët. 

Lagjja Kombinat, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.
Lagjja Kombinat, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.
Lagjja Kombinat, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Lagjja e Oxhakut

Një lagje tjetër interesante që ia vlen ta vizitoni është ajo e oxhakut. Godinat karakteristike, parafabrikatë të periudhës se komunizmit tërheqin gjithnjë e më tepër vizitorë. Kjo lagje ka marrë emrin nga një oxhak industrial që ndodhet në këtë zonë. Pjesa më e madhe e turistëve tërhiqen për ta vizituar për shkak të mënyrës së jetesës të banorëve të kësaj zone. Në disa prej tyre ajo çka bën përshtypje janë arkitektura e jashtme e blloqeve, ballkonet që ende në disa vende janë të mbushura me lule, kafazët e zogjve apo të pëllumbave që i dekorojnë.

Lagjja e Oxhakut, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.
Lagjja e Oxhakut, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.
Lagja e Oxhakut, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.
Pallat parafabrikatë, lagjja e Oxhakut, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.
Pallat parafabrikatë, lagjja e Oxhakut, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Ndër sugjerimet e tjera për të vizituar ju rekomandojmë, zonën e njohur si restorant Durrësi në afërsi të Medresesë, Xhamlliku, si dhe Profarma.

New & Trending

Choose a