Zvicra Zgjedh Gjonin si Përfaqësuesin e saj në Eurovizion - Into Albania

Zvicra Zgjedh Gjonin si Përfaqësuesin e saj në Eurovizion

Gjon Muhrremi është emri i pagabueshëm shqiptar i artistit që do të përfaqësojë Zvicrën në konkursin më të rëndësishëm të këngës në Evropë, Eurosong 2020.

Me një postim në profilin e tij Instagram, këngëtari është shprehur: “krenar që të njoftoj pjesëmarrjen në Eurovizion për Zvicrën me një këngë franceze”.

Postimi i Gjonit në Instastory

Kush është Gjoni

Me prindër nga Shqipëria e Kosova, vetë Gjoni është rritur në Zvicër. Në Shqipëri, është bërë i njohur për publikun, me pjesmarrjen në sfidën e talenteve “Albania’s Got Talent”. Ai është vetëm 21 vjeç, megjithatë është ngjitur në skena të rëndësishme si “Switzerland’s Got Talent” si dhe “The Voice France” duke mbërritur deri në gjysmëfinale.

Gjon’s Tears në The Voice France. Foto nga Web Library.

Gjon’s Tears është tashmë emri skenik i Gjon Muharremit, që në shqip do të përkthehej, Lotët e Gjonit. Kjo sepse, siç është prononcuar ai për televizionin zviceran SRF, pavarësisht nëse janë lotë trishtimi apo gëzimi, ky është efekti emocional që dëshiron të shkaktojë ai tek dëgjuesit e muzikës së tij.

Përzgjedhja në Eurovizion

Se si është mbërritur te kjo përzgjedhje, mësohet në faqen zyrtare të Eurovision Wrold në Internet, ku sqarohet se procedura sipas së cilës ka fituar Gjoni ka kaluar në disa faza.

Ashtu si në votimet e Eurosong-ut, 50% të peshës së këtij vendimi e mbante juria profesioniste dhe 50%, publiku. Juria kombëtare e shpallur që vitin e kaluar, ka qënë e përbërë prej 120 vlerësuesish, të cilët në fund, kanë votuar për këngën e Gjonit, në art Gjon’s Tears, me titull “Répondez-moi” (M’u përgjigj).

Zvicra në Eurovizion

Hera e fundit që Zvicra ka triumfuar në Eurovizion ka qënë në vitin 1988, e përfaqësuar nga zëri dhe interpretimi i fuqishëm i këngëtares Celine Dion. Pikërisht kësaj të fundit i drejtohet Gjoni në të njëjtin postim në instagram me fjalët “Celine Dion, ma dhuro mua forcën tënde”.

IntoAlbania i uron Gjonit përfaqësim sa më të denjë dhe suskese. Më poshtë sjellim këngën e tij konkuruese.

New & Trending

Choose a