Eventet e javës sugjeruar nga IntoAlbania - Into Albania

Eventet e javës sugjeruar nga IntoAlbania

Janë të shumta aktivitetet kulturore dhe artistike që përfshijnë jo vetëm Tiranën, por dhe disa qytete të mëdha të Shqipërisë.

Le t’i hedhim një sy disa prej tyre!

Ekspozitat

Një ndër ekspozitat që vijon të qëndrojë hapur dhe që keni mundësi ta vizitoni është “Prova” e Adrian Pacit. Në Galerinë Kombëtare të Arteve deri më datë 1 Dhjetor ju mund të sodisni, “Provën” si ekspozitë dhe si punim në video në një koleksion auto-portretesh. Kliko këtu për më tepër.

Vendodhja: Galeria Kombëtare e Arteve

Ekspozita “Prova”, Adrian Paci.

Gallery 70 sjell në Tiranë, ekspozimin e një përzgjedhjeje të veprave të Stommel, në kuadër të Tetorit Gjerman. Martin Stommel atisti i lindur në Bonn të Gjermanisë, sjell në Tiranë Lust and Expectation, një ekspozitë të frymëzuar nga bota e kërcimit dhe lëvizjes. Kliko këtu për më tepër.

Ekspozita do të qëndrojë  hapur deri më 15 Nëntor, në Galerinë 70.

Ekspozita “Lust and Expectation”, Martin Stommel.

Në Muzeun Kombëtar është çelur ekspozita “Vetmia Engjëllit”, një event i ideuar dhe drejtuar nga Gianmarco Puntelli. Puntelli është autor dhe kritik arti dhe për këtë aktivitet janë përzgjedhur 37 prej artistëve më të rëndësishëm dhe të vlersuar si  në Itali dhe jashtë saj në një temë shumë të veçantë. Veprimtaria organizohet me qëllim që të krijohet një urë kulturore dhe institucionale midis Italisë dhe Shqipërisë në fushën e artit. Ekspozita do të qendrojë e hapur deri më 3 Nëntor. Kliko këtu për më tepër.

Vendodhja: Muzeu Historik Kombëtar

Ekspozita “Vetmia Engjëllit”.

Shfaqjet teatrale

Gjatë fundjavës keni mundësi të ndiqni shfaqen Xhelatët në Teatrin Kombëtar, Arturbina. “Xhelatët” është një shfaqje tronditëse dhe e mbushur plot me emocione, shfaqjen mund ta ndiqni në datat 26-27 Tetor, ora 19:00. Kliko këtu për më tepër.

Shfaqja “Xhelatët”, ArTurbina. Burimi: Teatri Kombëtar.

Filmat më të ndjekur

Vijon të shfaqet në kinematë e Tiranës filmi i shumëpërfolur “Joker”. Historia e origjinës së keqbërësit ikonik, siç nuk është treguar kurrë më parë në ekranin e madh të kinemasë. Ata që ende nuk e kanë parë Jokerin kanë mundësi deri më datë 31 Tetor.

Filmi në kinema, “Joker”.

Aktivitete sportive

Tirana me biçikleta, një organizim i “Critical Mass” vjen të premten e fundit të çdo muaji, siç është dhe tradita, të apasionuarit e biçikletave mblidhen tek Sheshi Skëndërbej në orën 18:30 për të bërë xhiron e muajit nëpër rrugët e Tiranës. Synimi i kësaj nisme është të shtojë dëshirën qytetarëve që ende nuk kanë blerë një bicikletë, për të dhënë shembullin e një qyteti ekologjik. Kjo nisëm do të organizohet më datë 25 Tetor. Kliko këtu për më tepër.

Pedalim në Tiranë.

Fest

Në Gjirokastër ka nisur edicioni i dytë i Festivalit të teatrit “Kadri Roshi”. Në këtë edicion marrin pjesë tetë trupa teatrore, jo vetëm nga teatrot brenda vendit, por vijnë edhe nga Presheva e Tetova. Në Gjirokastër do të jenë rreth 110 artistë nga Shqipëria, që do të performojnë në këtë festival. Janë zgjedhur shfaqje teatrore jo me dy apo tre personazhe, por shfaqje të mëdha artistike. Festivali do të zhvillohet deri më datën 28 Tetor.

Festivali i teatrit “Kadri Roshi”

Shkodra në data 26-27 Tetor  çel festivalin e këngës qytetare shkodrane “Luleborë”. Ky festival vjen në edicionin e tretë këtë vit dhe në të do të ketë poetë, muzikantë e këngëtarë. Festivali “Luleborë” edhe këtë vit do të sjell për publikun këngën qytetare me motive shkodrane duke i dhënë një dimension të ri këtij zhanri.

Festivali i Këngës Qytetare “Luleborë”

By: IntoAlbania

More From Whats hot?

Developed by Frakton & Designed by project.graphics