Rekord Botëror në Hollandë - 107 Vjeçarja mund Koronavirusin - Into Albania

Rekord Botëror në Hollandë – 107 Vjeçarja mund Koronavirusin

Në një shtëpi të moshuarish në Hollandë, ku ndërkohë kanë hunbur jetën 12 të moshuar dhe 40 rezultojnë të infektuar, Cornelia, 107 vjeç, ka fituar betejën me koronavirusin. Sipas mbesës, Cornelia “nuk bindej se ishte e infektuar, nuk kishte shqetësime”.

Cornelia Ras, nga Goeree-Overflakkee, një lokalitet i vogël në Hollandën qëndrore deri më sot, është personi më i moshuar që i ka mbijetuar pandemisë botërore.
Ajo u infektua me koronavirus në mes tè marsit, të nesërmen e ditëlindjes së saj dhe sot u deklarua zyrtarisht e shëruar. Lajmin e ka dhënë për gazetën hollandeze “AD”, mbesa e saj, Maaike de Groot.

Infektimi

E moshuara, që jeton në një shtëpi kure, u infektua në një vatër që shpërtheu pas pjesmarrjes të të moshuarëve të rezidencës në një ritual fetar. Nga kjo ngjarje humbën jetën 12 persona dhe 41 të tjerë u infektuan, përfshirë këtu Cornelia-n. Shqetësimet e para iu shfaqën në datë 17 mars, me temperaturë të lartë dhe kollë dhe meqë në strukturën “Nieuw Rijsenburgh”, ishin të shumtë ata që shfaqën të njëjtat simptoma, iu bë tamponi, nga ku rezultoi pozitive. Sipas mbesës, e moshuara ka ruajtur qetësinë dhe ka thënë se për të ” ishte mirë nëse do të shkonte, por edhe nëse do të rrinte, ishte prapë mirë”.

Shërimi

Të hënën, mjeku i Cornelia-s i telefonoi mbesës së saj, për t’i dhënë lajmin e mirë. Pasi foli me të, mbesa tha për gazetën: “Është mirë. E ulur në diell, në ballkonin e saj. Adhuron të rrijë në ajër të pastër. Deri sa mbushin100 vjeç jetonte vetëm në fermën e saj. Nuk e prisnim t’i mbijetonte virusit. Nuk merr ilaçe, ecën akoma mirë dhe çdo darkë bie në gjunjë për t’u lutur. Siç duket, do të vazhdojë ta bëjë”.

Burimi: Corriere Della Sera