Book Your Stay
Book Your Flight
Nga frekuentuese e rregullt e Panairit të Librit dhe vëzhguese e kujdesshmë e çështjeve të letërsisë, Iva Tiço këtë vit, panairin e viziton jo më thjesht si lexuese që mezi pret të mbushë çantën me autorët e preferuar, por edhe si “autore për herë të parë” e librit “Për vete”. Ndërkohë që e shohim shumë të përfshirë në firmosje autografësh e takime me ndjekësit e saj, përfitojmë nga një moment qetësie dhe e shkëpusim për një xhiro të shpejtë në stendat e këtij panairi, për të marrë rekomandimet e saj por edhe për të mësuar cilët janë titujt që ajo vetë mezi pret të lexojë.
Botimet Dudaj
Në stendën e kësaj shtëpie botuese, është vepra e Isabel Allende. Kam qenë trembëdhjetë vjeç kur kam lexuar librin e saj të parë “Shtëpia e shpirtrave”. E merrja me vete në shkollë dhe lexoja fshehurazi nën bankë, në orën e mësimeve. Prej atëhere nuk i humb asnjë roman. E lexoj me të njëjtën dalldi dhe numëroj orët derisa të kthehem prapë në shtëpi, tek libri që më pret. Në këtë stendë ka dhe shumë botime të reja të rekomanduara, por Arlinda Dudaj e di dashurinë time për këtë shkrimtare.
Shtëpia Botuese Bota Shqiptare
Shkrimtarja turke Eelif Shafak, për mua qe dashuri që me rreshtin e parë. “Çiraku i arkitektit” është botimi i ri që mezi po pres ta lexoj. Ju rekomandoj edhe “Dyzet rregullat e dashurisë”, që e bleva prapë për ta bërë dhuratë (libri që kam bërë më shumë dhuratë në jetë), bashkë me “Tri bijat e Evës”.
Shtepia botuese Dituria
Sa herë jam pyetur kush është libri që të pëlqen më shumë, gjithmonë më vjen i pari titull në mend “Hija e erës”, i Carlos Rouiz Zaffon. Libri që për shumë vite e kam mbajtur mbi komodinë, sepse kur i hidhja sytë më kujtonte se sa e shkurtër ështe jeta dhe nuk na mjafton për të lexuar gjithë librat e bukur të kësaj bote. Ky është libri që e kam rilexuar sërish, teksa bëja dhe turin në gjurmë të tij dhe te “Varrezës së librave të harruar” në Barcelonë dhe libri që e kam dhuruar disa herë. Vazhdimi i këtij romani “Labirinti i shpirtrave”, sapo ka dalë dhe unë po e ruaj për pushimet e dimrit, që do të më bëhen magjike. Tek kjo stendë une dashuroj dhe gjithë sagën e Harry Potter-it (kush tha që është për fëmijë?!) dhe gjithë romanet e Sophie Kinsella-s, që nëse nuk do ta njihja, nuk do të shkruaja shumë nga gjërat që kam shkruar… Ka edhe shumë zgjedhje të tjera (keni dhe Remarkun aty), por një Panair nuk na mjafton. Kemi dhe gjithë vitin përpara.
Në shtëpinë botuese Pegi
Kazuo Ishiguro, nobelisti për gjithë ata që duan letërsine e mirë dhe Charles Bukowski, që vijon të më tërheqë, njësoj si ditën kur e lexova për të parën herë dhe zbulova një lloj tjetër letërsie. Rrëfenjat me kripë dhe me piper të Edmond Tupes, mezi pres t’i lexoj.
Kurse romanin e tretë të Tom Kukës, “Ora e ligë” e përpiva jo vetëm sepse pas pseudonimit letrar fshihet miku im Enkel Demi, por edhe sepse ai lëvron një realizëm magjik që në letërsinë shqipe nuk e bën askush. Për më tepër, kësaj radhe sjell një roman dashurie.
Nëse jeni në kërkim të atyre eksperiencave që duhen provuar njëherë në jetë, High Scardus Trail është ideali. Për të...
Read More
Gjatë komunizmit, produktet dhe markat komerciale botërore ishin aq të rralla në Shqipëri, sa shishet Coca – Cola apo ambalazhet...
Read More