Kushtet e përdorimit - Into Albania

Kushtet e përdorimit

  1. PRANIMI I TERMAVE

IntoAlbania ju mirëpret në faqen e saj të internetit, intoalbania.com ("Adresa"). Kushtet e shërbimit të mëposhtëm ("Termat") rregullojnë përdorimin e Faqes. Duke përdorur apo vizituar faqen, përfshirë (por jo duke u limituar vetëm në), pjesëmarrjen e postimeve, blogjeve apo krijimin e një profili si përdorues, ju jeni duke pranuar të pajtoheni me këto Terma dhe të gjitha ligjet e aplikuara. IntoAlbania rezervon të drejtën për të ndryshuar Kushtet, në çdo kohë, pa paralajmërim. Dështimi juaj për të ndjekur këto Kushte mund të rezultojë në pezullimin ose ndërprerjen e hyrjes tuaj në faqe pa njoftim.

  1. GJUHA E KUSHTEVE

Pavarësisht gjuhës angleze të përdorur në adresë, rregullat e gjuhës shqipe kanë prevalencë në kushtet e një kontradikte mes dy versioneve (anglisht dhe shqip).

  1. DETYRIMET E REGJISTRIMIT

Për të patur mundësinë e përdorimit të disa elementëve të faqes, juve mund t’ju kërkohet të regjistroheni në faqen intoalbania.com. Informacioni juaj personal do trajtohet nga IntoAlbania në përputhje me Politikat e Privatësisë. Në vijim të përdorimit të shërbimit nga ana juaj, ju pranoni që të gjitha informacionet që i përcillni IntoAlbania-s të jenë identike me informacionet tuaja personale, të sakta, të vërteta dhe të kompletuara. IntoAlbania rezervon të drejtën të ndërpresë apo të pezullojë llogarinë tuaj, në të drejtën e saj, si dhe të refuzojë disa apo të gjitha përdorimet e shërbimit prej jush, nëse dështoni të respektoni rregullat e IntoAlbania apo nëse përcillni informacion të rremë.

  1. PËRDORIMI I SHËRBIMIT

Shërbimi është menduar për përdorimin tuaj personal dhe jo-komercial. Ju nuk mund të autorizoni të tjerët të përdorin shërbimin. Ju pranoni që nuk do të shisni, nuk do të jepni apo merrni me qira, apo të ofroni ndonjë të mirë apo shërbim apo të kryeni ndonjë marrëveshje në këtë faqe. Për këtë arsye ju përfaqësoni vetëm veten tuaj dhe garantoni se jeni pronari apo keni të drejtën e përdorimit të materialeve që ngarkoni në faqen tonë apo që kanë lidhje me shërbimet tona. Adresa përmban materiale të përcjella e krijuara nga IntoAlbania dhe partnerët, bashkëpunëtorët, palët e treta, si dhe burime të tjera. Këto materiale janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, patenta, si dhe nga të gjitha ligjet e tjera të mbrojtjes së të drejtës së autorit apo ligje të ngjashme. Përveç rasteve kur ju jeni të autorizuar ekspresivisht nga IntoAlbania, ju nuk mund të riprodhoni, modifikoni, kopjoni, ripublikoni, postoni, transmetoni, upload-oni apo shkarkoni, shpërndani, shisni, të licenconi, të merrni me qira apo të adaptoni apo krijoni një derivat në asnjë mënyrë, për asnjë material, përmbajtje apo elemente të dizajnit që përcillen në faqe.

  1. SJELLJA E ANËTARËVE

Ju pranoni të mos përdorni gjuhë të pahijshme, pa respekt dhe / ose fyese, përfshirë çdo material shpifës, të pahijshëm, pornografik, ose të paligjshëm në këtë faqe. Çdo gjuhë abuzive ose diskriminuese në bazë të racës, fesë, kombësisë, gjinisë, preferencës seksuale, moshës, rajonit, aftësisë së kufizuar, etj, nuk do të lejohet. Përveç kësaj, ju nuk mund të vendosni në faqen e internetit ndonjë material që është i koduar, është junk mail ose reklamim i paautorizuar, që përmban oferta komerciale, përmbajtje politike, linqe apo lidhje me faqet e internetit të papërshtatshme, apo të inkurajoni sjelljen që do të përbënte një vepër penale, ose që shkel ndonjë ligj ose rregullore kombëtare ose ndërkombëtare. Ju nuk mund të postoni asnjë mesazh që përmban informacione personale, pushton privatësinë e dikujt ose që përmban adresa elektronike, URL, numra telefoni dhe adresa postare. Ju pranoni të mos postoni ndonjë informacion që ka për qëllim të imitojë përdoruesit e tjerë (duke përfshirë emrat e individëve ose grupeve të tjerë) ose që përmban emra përdoruesish ose nënshkrime ofenduese ose të papërshtatshme. Ju pranoni të përdorni adresën vetëm për qëllime të ligjshme dhe se dështimi juaj për ta bërë këtë mund t'i nënshtrohet përgjegjësisë civile dhe penale.

Spamming (bllokimi): Ju nuk jeni i lejuar të postoni të njëjtin mesazh në mënyrë të vazhdueshme apo të postoni mesazhe që nuk kanë lidhje me temën; elemente të tilla do të anullohen dhe e drejta juaj për të përdorur shërbimet do të ndërpritet menjëherë, në të drejtën e plotë të IntoAlbania.

Tekst Standard: Ju nuk jeni i lejuar të postoni përmbajtje tjetër përveç gjuhës tekstuale, si psh grafiqet, foto, audio, HTML, Javascript etj. Kontenti apo informacioni që përmban viruse, dosje të korruptuara (corrupted files), apo materiale të tjera që kanë për qëllim të dëmtojnë adresën apo përdoruesit e tjerë apo të marrin të dhëna nga kompjuetera të tjerë është i ndaluar. Ju nuk mund të postoni material që përmban ose që ka lidhje me viruse të çfarëdo lloji, informacione të korruptuara apo të dëmshe, apo dosje shkatërruese të çfarëdo lloji. Ju në asnjë mënyrë nuk mund të shpërndani, publikoni, ri-transmetoni ose fshehni ndonjë material të marrë nëpërmjet shërbimit apo faqes tonë për përdorim komercial ose ndonjë përdorim tjetër të paautorizuar, përveç nëse lejohet nga autorit ose ndonjë ligj tjetër i zbatueshëm. Ju pranoni të mos prishni, asgjësoni, sulmoni, modifikoni ose ndërhynni në asnjë mënyrë në Shërbimin / Faqen ose në softuerin, pajisjet dhe / ose serverat e tij të lidhur, dhe ju pranoni të mos pengoni përdorimin e Shërbimit / Faqes nga të tjerët. Ju gjithashtu pranoni të mos ndryshoni ose të ngacmoni ndonjë informacion apo materiale në faqe ose të lidhura me faqen.

  1. PËRDORIMI I MATERIALIT TË POSTUAR NGA JU

Përdoruesi në këtë mënyrë i jep IntoAlbania dhe filialeve e bashkëpunëtorëve të saj një licencë të parevokueshme, të transferueshme, të vazhdueshme, pa probleme me të drejtën e autorit, të pakufizuar, që mund të përdoret, riprodhohet, përkthehet, kopjohet, shpërndahet, modifikohet, transmetohet, apo të krijojë punime të tjera që vijnë si derivat i drejtpërdrejtë nga shpërndarja apo përdorimi dhe riprodhimi i informacionit apo materialit, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në, rishikime, mesazhe, komente ose përmbajtje që përdoruesit postojnë, ngarkojnë, dorëzojnë ose transmetojnë në Faqe. Kjo do të bëhet pa kompensim, njoftim ose konsideratë tjetër ndaj përdoruesit në çdo medium (të tanishëm apo të mëvonshëm) për çdo qëllim, duke përfshirë qëllime komerciale.

  1. REDAKTIMI I FAQES DHE FSHIRJA

IntoAlbania rezervon të drejtën, por nuk merr përsipër përgjegjësinë, të kontrollojë, redaktojë, apo fshijë çdo material që publikohet në faqe nga përdoruesit përmes vullnetit të tyre të plotë pa paralajmërim. IntoAlbania nuk ka detyrim të shfaqë, autorizojë apo përdorojë në faqe asnjë rishikim, koment apo material ose informacion të vendosur apo përcjellë nga përdoruesi.

  1. MATERIALET E POSTUARA NGA TË TJERËT

IntoAlbania me këtë rast heq dorë nga çdo përgjegjësi ose detyrim në lidhje me çdo informacion ose material të postuar nga të tjerët, duke përfshirë material shpifës, ofendues ose të paligjshëm, ose materiale apo informacione të tjera që shkelin kushtet e kësaj rregulloreje që po lexoni.

  1. RISHIKIME

Shfrytëzuesit e autorizuar janë në gjendje të publikojnë rishikimet e ngjarjeve, bizneseve dhe karakteristikave të tjera argëtuese të listuara në adresë. Shqyrtimet nuk pasqyrojnë pikëpamjet e IntoAlbania, filialeve apo palëve të treta me të cilat bashkëpunon; punonjësve, zyrtarëve apo drejtorëve të tyre përkatës. IntoAlbania me këtë rast heq dorë nga çdo përgjegjësi ose detyrim për çdo rishikim ose për çdo kërkesë, dëmtim ose humbje që rezulton nga çdo përdorim i Faqes ose materialeve të përfshira në të.

  1. PALË TË TRETA (ADRESA)

Kjo adresë mund të përmbajë linqe apo prodhoje rezultate kërkimi që mund të të shpien në faqe apo adresa të zotëruara apo kontrolluara nga palë të treta (adresa të tjera interneti). IntoAlbania nuk ka asnjë përgjegjësi apo detyrim për garantimin e saktësisë, përmbajtjes apo informacionit të dhënë apo përcjellë prej tyre, edhe nëse është ofendues apo i shoqëruar nga problematika të tjera. Duke përdorur këtë adresë për të shkuar në faqe të tjera (Palë të treta), ju pranoni që IntoAlbania nuk do të mund të ngarkohet me përgjegjësitë e dëmit apo humbjeve që mund të dalin nga përdorimi i këtyre faqeve (Palëve të treta).

  1. CELULAR

IntoAlbania ofron mesazhe të telefonisë celulare SMS / tekst dhe përditësime në celular si një shërbim me tekst-mesazhe celulari. Ju pranoni që këto kushte të përdorimit dhe Politikat e Privatësisë të IntoAlbania zbatohen për shërbimin celular. Ju lutemi të këshilloheni nëse ju mund të paguani një tarifë për të dërguar dhe marrë mesazhe dhe / ose alarme bazuar në kushtet e ofruesit tuaj individual të shërbimit të internetit. Ju lutemi të kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit nëse keni pyetje në lidhje me planin tuaj të shërbimit dhe normat e aplikueshme.

  1. E DREJTA E AUTORIT

Përmbajtja, organizimi, elementet e dizajnit, grafika, teksti, imazhet, videoja, përpilimi, reklamimi, shenjat dhe të gjitha materialet e tjera në adresë janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit, markës tregtare dhe elementeve të tjera të pronësisë (duke përfshirë, por pa u kufizuar në të drejtat e pronësisë intelektuale), dhe janë pronë e IntoAlbania ose licensuesit e saj. Kopjimi, shpërndarja, modifikimi, përdorimi ose publikimi i paautorizuar nga ju, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të ndonjë pjese të faqes së internetit, është rreptësisht e ndaluar.

E gjithë përmbajtja e kësaj adrese është: ©2018 IntoAlbania.

  1. MBAJTJA E PËRGJEGJËSISË

Ju pranoni se po e përdorni faqen në rrezikun tuaj. Informacioni në këtë faqe është dhënë "ashtu siç është." Informacioni, softueri, produktet dhe shërbimet e publikuara në këtë faqe mund të përfshijnë pasaktësi ose gabime tipografike. Ndryshimet janë shtuar në mënyrë periodike në informacionin në fjalë. IntoAlbania dhe / ose bashkëpunëtorët përkatës mund të bëjnë përmirësime dhe / ose ndryshime në këtë faqe në çdo kohë. IntoAlbania nuk garanton saktësinë, vlefshmërinë, afatet kohore dhe plotësinë e ndonjë informacioni të vënë në dispozicion në këtë faqe.

IntoAlbania, bashkëpunëtorët e adresës dhe / ose sponsorët e tyre, anëtarët dhe / ose përfaqësuesit nuk marrin përsipër përshtatshmërinë e informacionit, softuerit, produkteve dhe shërbimeve të palëve të treta që gjenden në këtë faqe interneti për çfarëdo qëllimi. Të gjitha informatat, softueri, produktet dhe shërbimet e palëve të treta ofrohen "ashtu siç janë", pa garanci të çfarëdo lloji. IntoAlbania, bashkëpunëtorët e adresës dhe / ose sponsorët përkatës, anëtarët dhe / ose përfaqësuesit e tyre nuk kanë asnjë përgjegjësi në lidhje me këto informacione, softuere, produkte dhe shërbime, duke përfshirë të gjitha garancitë e nënkuptuara dhe kushtet e tregtueshmërisë, apo përshtatshmërisë për një qëllim të veçantë. Në asnjë rast, IntoAlbania, filialet e saj dhe / ose sponsorët, anëtarët dhe / ose përfaqësuesit e tyre përkatës nuk janë përgjegjës për çdo rast dëmtimi të drejtpërdrejtë, indirekt, ndëshkues, rastësor, të veçantë ose pasues që rrjedh nga ose në çfarëdo mënyre me përdorimin e kësaj faqe interneti ose me vonesën ose pamundësinë e përdorimit të kësaj faqe interneti, ose për çdo informacion, softuer, produkte dhe shërbime të marra nëpërmjet faqes së internetit, pavarësisht nga lloji i kërkesës ose natyra e shkakut të veprimit.

  1. NJOFTIME

IntoAlbania mund t'ju njoftojë, pa qenë e detyruar ta bëjë një gjë të tillë, mbi ndryshimet në Termat e mësipërme apo të mëposhtme, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në email, postë të rregullt, SMS, MMS, mesazh tekst, postime në Adresë ose përmes mjeteve të tjera të tanishme ose të mëvonshme. më tej të zhvilluara.

  1. REKLAMA

Disa nga Shërbimet mbështeten nga të ardhurat nga reklamat dhe mund të shfaqin reklama dhe promovime. Këto reklama mund të kenë në shënjestër përmbajtjen e informacionit të publikuar në Adresë, pyetjet e bëra përmes Shërbimeve ose informacione të tjera. Mënyra dhe shtrirja e reklamave nga IntoAlbania në Shërbimet mund të ndryshojnë pa njoftim të veçantë për ju. Duke marrë parasysh që IntoAlbania ju jep juve akses në përdorimin e Shërbimeve, ju pranoni që IntoAlbania mund të vendosë reklamime të tilla në Faqe.

  1. SIGURIA E FJALËKALIMIT DHE PROFILIT TË PËRDORUESIT

Ju pranoni dhe kuptoni se jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të fjalëkalimeve të lidhura me ndonjë llogari ose profil që krijoni dhe / ose përdorni për të hyrë në Shërbimet apo Adresë.

  1. SIGURIA

Ju pranoni të siguroni, zhdëmtoni dhe mbani IntoAlbania dhe filialet, bashkëpunëtorët, zyrtarët, agjentët, punonjësit, partnerët dhe licensuesit e saj të padëmtuar nga çdo humbje, përgjegjësi, kërkesë (duke përfshirë tarifat e avokatëve të arsyeshëm) nga çdo pretendim i bërë nga ndonjë palë për shkak ose si rrjedhim i përdorimit të Adresës, përfshirë përdorimin tuaj të Faqes për të përcjellë një lidhje në një faqe të palës së tretë ose për të ngarkuar përmbajtje ose informacione të tjera në faqe.

  1. PËRFUNDIMI I PËRDORIMIT TË ADRESËS

Nëse dëshironi të përfundoni përdorimin tuaj të faqes IntoAlbania, mund ta bëni diçka të tillë duke njoftuar IntoAlbania në çdo moment duke shkruar në adresën e dhënë më poshtë, ose duke mbyllur të gjitha profilet tuaja që lidhen me adresën ose shërbimet e adresës tek të cilat ju jeni regjistruar, ku IntoAlbania e ka vendosur këtë opsion në dispozicion për ju dhe në përputhje me Politikat e Privatësisë.

  1. PËRFUNDIMI NGA ANA E INTOALBANIA

IntoAlbania mundet në çdo kohë të ndërpresë përdorimin tuaj të shërbimeve nëse nuk respektoni rregullat apo nëse veprimtaria juaj bie në kundërshtimet me ligje apo rregullore të tjera.

  1. INFORMACION I PËRGJITHSHËM

Zgjedhja e Ligjit dhe Forumit: Kushtet dhe marrëdhënia midis jush dhe IntoAlbania rregullohet nga ligjet e Shqipërisë pa marrë parasysh dispozitat e konfliktit të ligjit. Ju pranoni të dorëzoheni në juridiksionin personal dhe ekskluziv të gjykatave të vendosura brenda qarkut të Shqipërisë.

Heqja dorë dhe ndarja e kushteve: Dështimi i IntoAlbania për të ushtruar ose për të zbatuar ndonjë të drejtë ose dispozitë të kushteve nuk mund të përbëjë një heqje dorë nga kjo e drejtë apo dispozitë. Nëse ndonjë dispozitë e Termave është gjetur nga një gjykatë e juridiksionit kompetent për të qenë e pavlefshme, palët megjithatë bien dakord që gjykata duhet të përpiqet të zbatojë synimet e palëve siç është pasqyruar në dispozitë dhe dispozitat e tjera të Termave që mbeten në fuqi dhe efekt të plotë. Asnjë e drejtë e mbijetesës dhe transferueshmërisë së llogarisë. Ju pranoni që llogaria juaj e IntoAlbania nuk është e transferueshme dhe çfarëdo e drejte për ID tuaj IntoAlbania ose përmbajtjet brenda llogarisë suaj përfundojnë pas vdekjes suaj.

  1. NJOFTIM PËR MATERIAL TË NDALUAR

Për të paraqitur një njoftim për material të ndaluar në pronësi ose të kontrolluar nga IntoAlbania (si: inalbania.com), ju lutemi dërgoni një njoftim që përmban të dhënat e mëposhtme:

Detaje të mjaftueshme në mënyrë të arsyeshme për të na mundësuar të identifikojmë veprën e pretenduar të shkelur ose, nëse ka disa vepra që pretendohet se janë shkelur, të na dërgoni një listë përfaqësuese të veprave të tilla (për shembull: titulli, autori, çdo regjistrim, URL etj);

Hollësi të mjaftueshme për të na mundësuar që të identifikojmë dhe gjejmë materialin që pretendohet se është shkelur (p.sh. një lidhje me faqen që përmban materialin);
Informacioni juaj i kontaktit në mënyrë që të mund t'ju kontaktojmë (për shembull, adresën tuaj, numrin e telefonit, adresën e emailit).
Një deklaratë në mirëbesim se përdorimi i materialit të identifikuar nuk është në përputhje me të drejtën e autorit, agjentin e tij ose ligjin.
Një deklaratë, se informacioni në njoftim është i saktë dhe se ju jeni i autorizuar të veproni në emër të pronarit të së drejtës ekskluzive që pretendohet të shkelet.
Firma juaj fizike ose elektronike.

Pastaj dërgojeni këtë njoftim në:

Me postë:

IntoAlbania
Mustafa Matohiti,
Nr.4, Kati 3,
Tirane, 1001,
Shqiperi

Me email: intoalbania@cbs.al

  1. PËRDORIMI I HASHTAGUT

Duke postuar përmbajtjen tuaj përmes IntoAlbania ose programet e saj të hashtagut (por pa u kufizuar vetëm në) #IntoAlbania, ju pranoni që IntoAlbania, agjentët e saj të autorizuar, të licencuarit, shitësit, apo palë të treta apo të tjerë mund, por jo detyrimisht, të përdorin përmbajtjen, imazhet ose videon, duke i dhënë IntoAlbania një të drejtë dhe licencë jo-ekskluzive, në mbarë botën, pa pagesë, për të riprodhuar, shfaqur dhe përdorur ose autorizuar shfrytëzimin e përmbajtjes së kontribuar apo materialin dhe çdo pjese të tij në çdo kohë dhe për shpërndarjen e tyre me çdo medium, për çfarëdo qëllimi, duke përfshirë por pa u kufizuar, në promovimin e Shqipërisë.

Ju i jepni më tej IntoAlbania të drejtën për të përdorur emrin tuaj, imazhin, ngjashmërinë, pamjen, zërin, tingujt, video ose regjistrimet dixhitale, klipet audio dhe të ngjashme, ose atë të fëmijës suaj të mitur, si të tillë, që mishërohet në Përmbajtjen e Kontribuar apo materialin tuaj. Ju pranoni se Përmbajtja e Kontribuar apo materialet që ju ndani me IntoAlbania mund të përdoret në reklamat dhe materialet promocionale të krijuara në emër të IntoAlbania dhe mund të shfaqen dhe të ndahen në vende dhe mediume të tilla që përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, faqe të ndryshme të medias sociale, faqet e internetit të zotëruara ose të operuara nga ose në emër të IntoAlbania, email ose kanale të tjera të ngjashme jashtë linje të tilla si billborde ose taksi.

Ju praoni se nuk keni pretendime (duke përfshirë, pa kufizime, pretendime bazuar në pushtimin e privatësisë, shpifjes, të drejtën e publicitetit ose shkeljes së të drejtës së autorit) që rrjedhin nga çdo përdorim, ndryshim, redaktim, deformim, riprodhim i gabuar ose përdorim në ndonjë formë të përbërë të Përmbajtjes së Kontribuar / apo materialit. IntoAlbania nuk ka asnjë detyrim kundrejt dëmit të supozuar moral që mund të keni ju në raport me përdorimin e kontentit apo materialit që ju shpërndani apo që mund të keni gjatë vizitës online të faqes së internetit.

Ju garantoni që: (i) përmbajtja e krijuar prej jush nuk shkel ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke përfshirë në mënyrë të palimituar të drejtën e autorit, markën tregtarë apo të drejtat e pronësisë intelektuale; (ii) ju jeni i vetmi pronar i të drejtave të materialit tuaj, titullit apo interesit të materialit, tani e në vazhdim, e për asnjë arsye nuk do privoheni nga e drejta mbi materialin tuaj; (iii) ju (apo prindi juaj apo dikush që mund të ofrojë garancinë për ju) jeni 18 vjeç apo më i madh; (iv) ju keni të gjithë të drejtën të përdorni e shpërndani çdo emër, markë, logo, uniformë, dizajn, punim arti, imazhe njerëzish, foto apo çdo përmbajtje tjetër që shpërndani me ne.

Ju pranoni të siguroni IntoAlbania dhe filialet, bashkëpunëtorët, zyrtarët, agjentët, punonjësit, partnerët, licensuesit, drejtorët, punëtorët apo donatorët nga të gjitha pretendimet, kërkesat, detyrimet ose shpenzimet që tani ose në të ardhmen mund të lindin nga ose lidhen me përdorimin, ekspozimin, ose shpërndarjen e përmbajtjes së kontribuar apo materialit, ose emrat, ngjashmërinë, imazhet ose paraqitjet e mishëruara aty, duke përfshirë pa kufizime pretendimet e bazuara në të drejtat e privatësisë ose publicitetit. Ju pranoni të mbroni, zhdëmtoni dhe mbroni IntoAlbania dhe Shqipërinë dhe, filialet, bashkëpunëtorët, zyrtarët, agjentët, punonjësit, partnerët, licensuesit, drejtorët, punëtorët apo donatorët të padëmtuar nga të gjitha dëmet, pretendimet, detyrimet, humbjet, kostot, ose shpenzimet nga ose që lidhen me: (i) një shkelje të ndonjë prej pikave të lartpërmendura; (ii) shkeljes së të drejtave të pronësisë të një pale të tretë; ose (iii) veprimet ose mosveprimet tuaja. Ky grant do të interpretohet në përputhje me ligjet e Shqipërisë, pavarësisht nga parimet e konfliktit të ligjeve, dhe ju pranoni që çdo kërkesë e pretenduar nga ose kundër IntoAlbania që rrjedh sipas kësaj Marrëveshjeje ose lidhur me to do të dëgjohet dhe të përcaktohet në një gjykata e vendosur në Shqipëri.

  1. KONTAKTI ME WEBSITE

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me Kushtet, ju lutemi na kontaktoni në intoalbania@cbs.al. Ju gjithashtu mund të na kontaktoni përmes postës në:

IntoAlbania Rr. Mustafa Matohiti,

Nr.4, Kati 3,

Tiranë 1001, Shqipëri.

  1. DEKLARIM

Informacioni i dhënë në këtë ëebsite nuk është informacion zyrtar i qeverisë së SHBA dhe nuk përfaqëson pikëpamjet apo pozicionet e USAID (Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar) ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.