Turizëm - Sipërmarrësi Dhuron Udhëtime për Punonjësit dhe për të Mbështetur Turizmin - Into Albania

Turizëm – Sipërmarrësi Dhuron Udhëtime për Punonjësit dhe për të Mbështetur Turizmin

Ideja e një sipërmarrësi italian ka funksion të dyfishtë: në njërën anë do të promovojē bukuritë natyrore të turizmin vendas dhe në anën tjetër do të ndihmojë ato sipërmarrje që operojnë në një nga sektorët më të prekur të ekonomisë.

Mundësia për të udhëtuar për pushime përtej kufijve duket ende e largët, por ajo që po shqetëson kohët e fundit punonjësit e sektorit të turizmit është edhe zgjatja e masave të distancimit social, që po pērkthehet automatikisht në një humbje të madhe financiare për këtë sektor, edhe në Itali.

Kështu, një sipërmarrës në rajonin e Barit, Itali, me ndërmjetësimin e Kofederatës së Hoteleve, Asshotel Confesercienti, ka arritur të firmosë një marrëveshje me një strukturë hoteliere të zonës, që t’u mundësojë punonjësve më të mirë të ndërmarrjes së tij, Biosalus, të shpenzojnë aty bonusin e tyre të pushimeve.

Praktika e vlerësimit të punonjësve “premium” me bonuse dhe udhëtime nga kjo ndërmarreje, por edhe nga shumë të tjera, parashikonte zakonisht udhtëtimet jashtë vendit, që në këtë situatë nuk janë më një opsion. Ndaj kjo gjetje alternative është një mënyrë për të rivlerësuar bukuritë natyrore të territorit vendas, por edhe për të mbështetur turizmin.

Për shtypin e shkruar italian, sipërmarrësi, z. Mauro Messina, ka thënë:

“Do të nisemi nga Puglia, vendlindja ime, por kemi në plan të prekim të paktën tre rajone të tjera nga veriu në jug të Italisë. Ka shumë sipërmarrje dhe secila sipas mundësive, mund të bëhet pjesë e inisiativës. Koronavirusi vuri në provë qëndrueshmërinë e sistemit industrial italian. Tani është momenti të mendojmë për të ardhmen”.

Burimi: La Repubblica, Bari


 

New & Trending

Choose a