4 Hapa të Thjeshtë, për më Shumë Siguri Ushqimore - Into Albania

4 Hapa të Thjeshtë, për më Shumë Siguri Ushqimore

Edhe në kohë më të mira e më të shëndetëshme se këto që po jeton mbarë globi së fundmi, pakujdesia ndaj trajtimit të duhur të ushimeve është bërë shpesh shkas për shqtësime të ndryshme të shëndetit, nga helmimet te problemet me stomakun, apo alergjitë e ndryshme.

Ka disa rregulla të thjeshta që sugjeron Departamenti i Sigurise Ushqimore USA, që mund të zbatohen në çdo kohë, e sidomos tani, për të mos rënë pre e helmimeve apo infektimeve të mundshme.

1) Mbani pastërti

Mikrobet dhe viruset mund të ndodhen kudo në ambientin tuaj të gatimit ndaj pastërtia është rregulli i parë për t’u ndjekur. Larja e shpeshtë e duarve gjatë gatimit, ashtu sikurse e sipërfaqeve ku punojmë, mjeteve të punës, pecetave që përdorim gjatë gatimit dhe së fundmi, larja e ushqimeve (perime, zarzavate e fruta, por jo mish, pulë apo vezë) përpara se t’i gatuajmë, janë të domosdoshme.

2) Ndani produktet nga njëri-tjetri

Përdorni sipërfaqe të ndryshme pune për të prerë ushqimet që do të konsumohen të freskëta dhe tjetër sipërfaqe për ushqimet që do t’i nënshtrohen pjekjes apo gatimit. Po ashtu, duhen përdorur enë dhe mjete të ndara për ushqimet e freskëta dhe ato të gatuara. Ndarja bëhet që, nëse na qëllojnë ushqimë të prekura nga mikrobe, ato të mos kontaminojnë ushqimet e tjera.

3) Gatuani në temperaturën e duhur

Ushqime të ndryshme kanë temperatura gatimi të ndryshme. Duke respektuar udhëzimet që shkruhen nëpër amballazhet e tyre lidhur me temperaturën e gatimit, theksohet nevoja për t’i gatuar mirë ato, në mënyrë që të ngordhin mikrobet që mund të dëmtojnë organizmin.

4) Ruajini dhe konservojini siç duhet

Bakteret që rrezikojnë organizmin e njeriut nga helmimi shumohen me shpejtësi në temperaturat midis 4°C dhe 60°C. Për këtë arsye këshillohet që ushqimet e mbetura për një konsum të mevonshëm duhet të futen në frigorifer brenda 2 orësh. Temperatura e frigoriferit duhet të jetë më pak se 4°C dhe ajo e ngrirjes më shumë se -17°C. Ushqimet e mbetura duhen ruajtur në enë të cekëta që të lejojnë shkrirjen sa më lehtë. Edhe për sa i takon marinimit, frigoriferi është vendi ku duhet t’i lini ushqimet të marinohen.

New & Trending

Choose a