"Berk" - Vendi më i Ri në Tiranë, i Gjithi Rreth Librit - Into Albania

“Berk” – Vendi më i Ri në Tiranë, i Gjithi Rreth Librit

Porta nr.18, në rrugën Him Kolli në Tiranë, do të jetë nga sot, vendi ku jo vetëm do të nisen për botim dorëshkrime nga publicistë dhe shkrimtarë shqiptarë, por ku gjithçka e këtij ambienti do t’i dedikohet librit.

Duke filluar nga emri i kësaj hapësire të re fizike dhe kulutore, “Berk”. Përzgjedhur me shumë dashuri nga themeluesja e kësaj shtëpie botuese, librarie, biblioteke të vogël, Anna Shkreli, kjo fjalë është një varjant i shqipes së periudhës së Gjon Buzukut, për të emërtuar librin.

Berk, foto nga Intoalbania

“Berk” qëndron energjike në një ndër rrugicat historike të kryeqytetit. E vogël, krahasuar me “komshijet” që e rrethojnë, që nga njëra anë ia fshehin bukurinë, e nga tjetra ia shtojnë, kjo ndërtesë e viteve ’20 të shekullit të kaluar, “është e organizuar në katër dhoma dhe një oborr, sipas modelit tip të shtëpisë mesdhetare”, vetëprezantohet “Berk”.

Së shpejti, lexuesi shqipfolës do të mund të shijojë frytet e para të kësaj shtëpie botuese, që siç na tha për IntoAlbania-n Anna Shkreli, do të inaugurohet me dy botime. I pari, një përmbledhje me ese mbi kryeqytetin, autori i së cilës vjen me një pseudonim; botimi i dytë do të jetë me karakter gjuhësor, historik dhe studimor, fusha të cilat do të jenë në qendër të vëmendjes së “Berk”, jo vetëm si shtëpi botuese por edhe si librari dhe bibliotekë e specializuar.

Ndërkohë, hapësirat për të punuar janë të shpërndara në të gjitha ambeintet e brendshme dhe në oborr, për një kapacitet maksimal prej 18 vendesh, nga ora 09.00 deri në orën 18.00.

Po ashtu, një vizitor, vendas apo i huaj, do të dalë prej këtij vendi me një njohje më shumë për trashëgiminë materiale dhe jo materiale të një Tirane tjetër.

New & Trending

Choose a