COVID-19! Duhet Apo Jo të Anuloni Fluturimet - Into Albania

COVID-19! Duhet Apo Jo të Anuloni Fluturimet

Koronavirusi i cili prej mëse dy muajsh ka pushtuar pjesën më të madhe të botës, zyrtarisht ka prekur edhe Shqipërinë. Në një situatë të tillë për të gjithë ata që kanë rezervuar biletat në vende të cilat nuk janë në zonën e kuqe, lind pyetja dhe frika nëse duhet apo jo të marrin avionin dhe të udhëtojnë?

Revista Forbes rendit disa këshilla për të gjithë ata që duhet të udhëtojnë me avion dhe çfare duhet të evitojnë.

Gjëja e parë që duhet të bëni të kontrolloni faqen e webit Center of Disease Control (CDC) ku mund të merrrni informacion më të detajuar mbi vendin që do të vizitoni. Kjo faqe azhornohet çdo ditë mbi rrezikun e COVID-19 në çdo cep të botës. Kontrolloni nëse destinacioni juaj është në hartën e vendeve të infektuara dhe çfarë rrezikshmërie ka.

Ashtu siç shpjegojnë dhe ekspertët ky virus gripi nuk është i njëjtë me SARS, por të dy janë viruse të frymëmarrjes dhe përhapen në mënyra të ngjashme. Kështu që rreziku i transmetimit brenda një fluturimi është i mundur.

Dhe nëse flutoroni sigurohuni të lani duart sa më shpesh, të mos prekni fytyrën tuaj me duar të palara dhe më kryesorja është të jeni më të kufizuar në atë çfarë prekni. Sigurisht që dezinfektuesi i duarve është efektiv nëse përdoret ashtu siç duhet. Pastroni duart me dezinfektues në të gjithë sipërfaqen duke e masazhuar deri sa ajo të përthahet. Larja e duarve me sapun dhe ujë, nëse bëhet siç duhet, është gjithmonë më mirë sesa përdorimi i dezinfektuesit të duarve. Ndër të tjera këshillohet anulimi i avionëve nëse destinacioni juaj është në listën e vendeve që duhet të shmangni. Përpos kësaj nëse vuani nga ndonjë problem i vogël shëndetësor është mirë të evitoni udhëtimet.

Forbesi në listën e gjërë të sqarimeve thekson se vendimet për udhëtimin tuaj ajror është një vendim që ju takon juve në varësi të kushteve dhe nevojave të udhëtimit. Për artikullin e plotë lexoni këtu.

New & Trending

Choose a