Destinacionet që Duhen Vizituar mbas Karantinës - Into Albania

Destinacionet që Duhen Vizituar mbas Karantinës

Pyetja që të gjithë në këto momente bëjmë është, se cilat do të jenë destinacionet që do të vizitojmë mbas karantinës?! Mbas gati dy muajsh izolim një pjesë e konsiderueshme janë në kërkim të eksperiencave unike që Shqipëria ofron. Mes detit apo malit pak rëndësi ka, e rëndësishme është nevoja për pushime.

IntoAlbania ka realizuar një intervistë me Elton Çaushin, tour operatorin e Albanian Trip, për të marr sugjerime interesante dhe vende jo shumë të frekuentuara të Shqipërisë. Ndoshta ky është dhe momenti për të njohur më shumë vendin tonë, në të gjitha aspktet jo vetëm mbi natyrën, por edhe për historinë.

Prej 2008 Albanian Trip është bërë pjesë e eksperiencave dhe aventurave të bukura si, ture të panumërta arkeologjike, zhytje në site historike dhe natyrorë të ujërave tona, ture të përqëndruara në Zonat e Mbrojtura, e shumë të tjera. Me një portofol të gjërë në këtë fushë ka ditur ndër vite të prek shpirtin e çdo kujt dhe të bëjë që turistë të shumtë të vizitojnë Shqipërinë.

Për IntoAlbania-n, Eltoni prezanton tre destinacione të veçanta, të cilat mbase nuk i keni menduar apo imagjinuar.

1. Rrethinat e Liqenit të Shkodrës:

Një vizitë e mirë e kësaj zone të Mbrojtur duhet të fillojë me varkë. Peshkatarë të ndryshëm nga fshatrat që shtrihen në brigjet perendimore të liqenit, shëtitja zgjat rreth 1orë dhe ju çon në zona të ndryshme të liqenit, tërheqja kryesore e të cilave është peizazhi dhe natyra e pasur me bimësi ujore dhe shpendë të të gjitha llojeve përreth. Sigurisht që ka vend për t’u pajisur me aparate të mirë fotografikë në  mënyrë që të jeni në gjendje të ‘përjetësoni’ çastet magjike që ofron liqeni.

Ideale është që të organizoni me recepsionin e hotelit tuaj që në mbyllje të  kësaj shëtitjeje disa biçikleta t’ju presin në brigjet e Shirokes, për të shijuar peizazhin e mrekullueshëm të brigjeve të liqenit. Intersant të vizitohet në këtë zonë është dhe fashati Zogaj, vend ku jeta vazhdon me të njëjtin ritëm si më parë. Familje të tëra të fshatit vazhdojnë të merren me peshkim. Pse jo të mësoni pak për teknikat e historinë e peshkimit të kësaj zone.

Shkodra ofron  një numër shumë të lartë atraksionesh të tjera që me siguri japin arsye shumë të mira, që të kalohet më shumë se një ditë në të.

2. Bylis dhe Klos

Stadiumi, steret e  ujit, teatri i ruajtur mirë, bazilikat dhe mozaikët të cilët me pak fat ju mund t’i gjeni zbuluar, shoqëruar me pamjet spektakolare të luginës së Vjosës do e bënin këtë një vizitë absolutisht të veçantë dhe do të jenë vetëm hapja e ‘oreksit’ tuaj për të mësuar e vizituar më shumë.

Pas dreke mos ngurroni të vizitoni edhe Klosin aty pranë i cili është një fshat i ndërtuar mbi rrënojat e një vendbanimi fqinj me Bylisin e famshëm dhe që nuk ka ngurruar të ‘riciklojë’ plot nga artefaktet e sitit historik në ndërtimin e shtëpive dhe shërbimeve në qendër.

Për fat të keq në këtë zonë është ende e pamundur që të kalohet nata në një hotel ose guesthouse, por kampingu nuk është i ndaluar dhe opsionet për t’u zhvendosur në  Vlorë, Gjirokastër, Berat apo thjesht për t’u  kthyer në Tiranë janë plotësisht të logjikshme dhe të rekomandueshme.

3. Tragjas dhe Orikum

Kur është hera e fundit që keni  menduar të vizitoni një sit historik!? Rrugës për në plazhet e  mrekullueshme të Rivierës apo për në rrethinat bregdetare të Vlorës, keni hasur tabelën që shënjon drejtimin drejt fashatit Tragjas. Ajo çfarë e bën më intersant këtë fshat është siti i tij historik, i cili arrihet me makinë 4×4 ose në këmbë duke ndjekur një shteg të vjetër, të shtruar me kalldrëm e që kalon kryesisht në hijet e rënda të pemëve të vjetra të zonës

Tragjasi përmendet diku aty nga mesjeta, por interesant është fakti që ekzistojnë disa skica të cilat tregojnë për ‘shkëlqimin’ e dikurshëm të këtij vendi, trashëguar nga fondi i pasur dhe interesant i udhëtarit, shkrimtarit dhe vizatuesit të famshëm britanik  Eduard Lear. Shumë  interesante janë varret e shpërndara nëpër rrethinat, por dhe qendrën e rrënojave. Një tyrbe e çuditshme ‘dergjet’ në  qendrën e dikurshme. Stolisja e saj me një simbol që qartazi tregon Yllin e famshëm të Davidit, mbetet ende një mister. Mbase ju mund të ndërtoni një version tuajin për këtë!?

New & Trending

Choose a