Festa, Festa, Festa - Ku të Shkojmë, Çfarë të Dhurojmë - Into Albania

Festa, Festa, Festa – Ku të Shkojmë, Çfarë të Dhurojmë

Në fundjavat që vijnë, nuk do të mungojnë arsyet për të festuar: për mësuesin, për gruan, apo për të gëzueshmen Ditë të Verës. Marsi gjithashtu, është muaji i rigjallërimit të natyrës, ndaj ku ka më bukur se ta shohësh nga afër shpërthimin e jetës.

Dhuratat e zakonshme tashmë janë bërë tepër klishe dhe të gjithë kërkojnë të dhurojnë diçka të veçantë, që në mos e paharrueshme, të mbahet mend gjatë. Në të tilla raste, ekspertët sugjerojnë udhëtimet.

Paketat IntoAlbania

Kujdes! Nuk është e thënë të dalësh jashtë kufijve, për të konsideruar një udhëtim. Aq më shumë në këto kohë. Një eksperiencë unike, e gjen edhe brenda vendit. IntoAlbania ka disa paketa për t’ju sugjeruar.

Sotira Waterfall in Gramsh, Elbasan
Ujëvara e Sotirës Gramsh, Elbasan, foto nga IntoAlbania

Një dhuratë ideale do të ishte një tur në Ujëvarën e Sotirës. Një zhytje 5 orëshe në natyrën e magjishme të ujëvarës më të bukur të Jugut, që në sfond mban malin e Tomorrit, vetëm 30km nga Berati. Nuk duhet të mendoni për asgjë. Guidën, drekën dhe vizitat e udhëhequra në shtëpitë karakteristike të zonës janë të përfshira në një paketë të plotë. Për më shumë, klikoni këtu.

Nëse dëshiron të dhurosh një zhytje në histori, atëherë një vizitë e udhëhequr nga një gudë profesioniste në Parkun Arkeologjik të Apollonisë dhe në Manastirin e Ardenicës, është ajo që të duhet. Këtu ndodhesh në një hapësirë ku koha është ndalur dhe trashëgimia kulturore është i vetmi bashkëbisedues. Transporti, guida dhe biletat, janë të gjitha të mbuluara në këtë paketë.

Manastiri i Ardenicës, Fier. Foto dhuruar nga: Enea Mustafaraj

Kush nuk do të donte ta shihte botën nga lart! Me një guidë të specializuar dhe një peizazh me natyrë të paprekur si ky që ofron “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, në rrethin e Përmetit. I përshtatshëm për të gjitha moshat dhe me nivel të ulët vështirësie, tani mund ta rezervoni këtu.

 “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”
 “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”
 “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”
“Bredhi i Hotovës – Dangëlli”

Ata që natyrën e bukur e shohin të pa ndarë nga ushqimi i mirë duhet të rezervojnë këtë paketë për në Ranën e Hedhun. Krahas vizitës në varret ilire, shëtitjes në malin e Reçit dhe vëzhgimit të zogjve, kjo paketë ofron një menu gourmet degustimi në Restorant Rapsodia, degustim vere në Kallmet dhe darkë në Hotelin e Gjuetarit.

Mos mendoni vetëm për vete, klikoni këtu dhe ndajeni këtë eksperience me miq apo të afërm. Ata do t’ju falenderojnë.

Pak nga pjatat në Restorant Rapsiodia. Foto nga IntoAlbania.

Shumë më shumë paketa, për të gjitha interesat dhe preferencat mund t’i gjeni duke shfletuar hapësirën e posaçme që Intoalbania ka për turet e aveturës, kulturore, të gastronomisë. Mbi 35 paketa, i gjeni në këtë link.

New & Trending

Choose a