"Fjalët e Qiririt" - Më Shumë se një Poezi në Sallën e Teatrit Kombëtar - Into Albania

“Fjalët e Qiririt” – Më Shumë se një Poezi në Sallën e Teatrit Kombëtar

Vetëm pak orë më parë kalendari artistik i Aleances Mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar u përditësua me një event të ri.

Një mbrëmje poetiko-muzikore me titullin plot peshë “Fjalët e Qiririt”. Ky nuk është thjesht aktiviteti i rradhës i grupit të aktorëve dhe aktivistëve që vazhdon qëndresën e përditëshme.

Ёshtë një ftesë e pandërprerë për të reflektuar për çështje thelbësore siç mund të jenë dy përvjetorët e rëndësishëm për shtetin shqiptar: 100 vjet Tirana kryeqytet dhe 100 vjet parlamentarizëm.

Pyetja që ngrihet është: “Çfarë ka ndryshuar që atëhere e deri më sot?”.

Këto dy ngjarje historike kanë qënë nxitja e rradhës, që aktorë Anila Bisha, Adriana Tolka, Juli Emiri, Romir Zalla, Robert Wilton dhe Robert Budina të përzgjedhin vargje nga veprat më të fuqishme të Rilindasve e shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Andon Zako Çajupi, Asdreni dhe të Migjenit e Ismail Kadaresë.

Shfaqja mbahet sonte, e hënë, datë 3 shkurt, ora 20:00, në Sallën e Teatrit Kombëtar.

Posteri i shfaqjes poetiko-muzikore “Fjalët e Qiririt”.

New & Trending

Choose a