Koronavirus - 10 Urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale - Into Albania

Koronavirus – 10 Urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Me thirrjet e vazhdueshme për të ruajtur qetësinë dhe për të vënë në zbatim këshillat e thjeshta që prej javësh tashmë Organizata Botërore e Shëndetit ka vënë në dispozicion për të parandaluar shpërndarjen e Koronavirusit, Qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka predispozuar 11 urdhra për t’u vënë në zbatim menjëherë:

  1. Ndalimin e eksportimit të barnave dhe të pajisjeve mjekësore nga Republika e Shqipërisë.
  2. Eksportimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore do të kryhet vetëm me autorizim të posaçëm të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
  3. Mbylljen aktiviteteve publike dhe jopublike të tilla si aktivitet sportive, aktivitet kulturore dhe konferenca deri më 3 Prill.
  4. Anullimin e grumbullimeve massive në vendet të mbyllura apo të hapura të tilla si koncerte, tubime dhe dëgjësa publike deri në datën 3 prill 2020.
  5. Në ambjentet e shërbimeve të urgjencës mjekësore në institucionet e kujdesit shëndetësor ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe/ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore.
  6. Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zonat e izoluara në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID19.
  7. Strukturat shëndetësore të sigurojnë mbikqyrjen e vazhdueshme të të gjithë personave të identifikuar si persona që kanë hyrë në vendin tonë nga zona e izoluar në Itali.
  8. Strukturat shëndetësore të sigurojnë mbikqyrjen e vazhdueshme të të gjithë personave të identifikuar si persona që kanë hyrë në vendin tonë nga zona e izoluar në Itali.
  9. Mbylljen e institucioneve arsimore publike dhe jo publike për një periudhë dy (2) javore nga hyrja në fuqi e këtij urdhëri.
  10. Moszbatimi I këtij urdhëri nga personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga zona të izoluara në Itali, është i dënueshëm sipas dispozitat e nenit 35 te ligjit 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive. Ky ligj parashikon gjoba nga 10 mijë lekë deri në 100 milionë lekë.

New & Trending

Choose a