Koronavirusi Nga Epidemi në Pandemi - Cili është Ndryshimi - Into Albania

Koronavirusi Nga Epidemi në Pandemi – Cili është Ndryshimi

Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetit ditën e mërkurë, datë 11 Mars 2020, shpalli Koronavirusin Pandemi, shumë nga ne pyetëm veten, çfarë është Pandemia dhe ku ndyshon ajo nga Epidemia. Në motorrin e kërkimit Google, kjo fjalë dhe nevoja për të mësuar kuptimin e saj, hyjnë në trendet e kërkimit të orëve të fundit.

Gjithmonë duke iu referuar informacionit të OBSH: “ndërsa epidemia është një sëmundje që prek një territor të caktuar, pandemia ka impakt global”.

Nga termi “shpërthim” i një virusi, te “epidemia”, e më pas “pandemia”, përshkallëzimi nuk tregon që sëmundja po bëhet më e egër, por që ajo po përhapet më shumë dhe shumë shpejt në territor.

Duke përzgjedhur me shumë kujdes fjalët në deklaratën e tij, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha:

“Fjala pandemi, nuk duhet përdorur lehtësisht. Ajo është një fajlë që nëse përdoret në mënyrë të papërgjegjshme, mund të shkaktojë frikë të pa arsyeshme ose dorëzim të pajustifikuar ndaj një lufte të humbur duke shkaktuar vuajtje dhe vdekje të panevojshme. Përcaktimi i situatës si pandemi, nuk ndryshon vlerësimin e OBSH-së lidhur me rrezikshmërinë e këtij koronavirusi. Nuk kemi parë kurrë një pandemi të shkaktuar nga një koronavirus më parë, sikurse s’kemi parë kurrë më parë që një pandemi njëkohësisht të jetë nën kontroll”.

Ndërkohë që ka ftuar edhe njëherë të gjithë aktorët e përfshirë në këtë situatë, nga institucionet ndërkombëtare, te qeveritë e sidomos qytetarët, të ndjekin rregullat e të bëjnë gjënë e duhur në të mirën e përbashkët.

New & Trending

Choose a