Ksamili në Foto - Parajsa e Plazheve Shqiptare - Into Albania

Ksamili në Foto – Parajsa e Plazheve Shqiptare

Natyra e Ksamilit është një oaz paqeje që ngjan me parajsën, plazhet e tij janë nga më të bukurit dhe më atraktivit në Shqipëri. Me bukurinë dhe tërheqjet e tij Ksamili, ka shumë për t’i ofruar turizmit pasi është një nga vendet më të kërkuar nga mijëra turistë çdo vit. Në Ksamil ndodhen edhe katër ishuj të vegjël, të gjithë afër njëri-tjetrit, kështu që është shumë e lehtë për t’i arritur ato, qoftë me not apo me varkë.

Në plazhet e Ksamilit ju do mundet të gjeni ekzaktësisht atë tonalitet të detit që keni ëndërruar aq shumë gjatë ditëve të tjera të vitit, shoqëruar dhe nga rëra e pastër dhe e ngrohtë.

Ksamili ofron jo vetëm peizazh të çmuar natyror, por edhe vlera të mëdha arkeologjike dhe historike, e kjo lidhet me qytetin antik të Butrintit. Pozicioni gjeografik, kushtet klimaterike, bukuritë natyrore kaq piktoreske si dhe lashtësia që ka lënë gjurmë të thella në këtë zonë e bëjnë Ksamilin të kërkuar nga syri i turistit vendas dhe të huaj.

Ksamil, foto nga Fiton Dalipi

Natyra magjike të Ksamilit, por edhe ishujt e tij e bëjnë atë një vend të përshtatshëm për turizëm familjarë. Falë qetësisë perfekte dhe bimësisë së dendur të ishujve, edhe pse fare pranë zonave të banuara të duket sikur je në ndonjë parajsë tropikale prej së cilës nuk do të largohesh.

Më posht IntoAlbania, ju sjell disa foto të realizuara nga Fiton Dalipi, i cili ua shton më shumë dëshirën për të qenë pranë këtyre brigjeve. Dhe nëse ende nuk e keni vizituar këtë vend pasi të shikoni këtë foto, e sigurt që do të jeni turisti i ardhshëm i këtij destinacioni.

Ksamil, foto nga Fiton Dalipi
Ksamil, foto nga Fiton Dalipi
Ksamil, foto nga Fiton Dalipi
Ksamil, foto nga Fiton Dalipi

New & Trending

Choose a