"Kutia" - Nisma e Fëmijëve që Dhuron Buzëqeshje - Into Albania

“Kutia” – Nisma e Fëmijëve që Dhuron Buzëqeshje

Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë, ku në qendër të saj janë të vegjlit. Me logon “Operacioni Kutia” fëmijët e çdo grupmoshe janë vendosur në aksion, me synimin; të mbledhim sa më shumë dhurata, për të gjithë bashkmoshatarët e tyre, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pjesë e kësaj nisme mund të bëhet çdo fëmijë, jo vetëm shkollat 9-vjeçare, por dhe gjimnazet e Tiranës

Si duhet të veprojnë? Mjaftojnë të marrin një kuti këpucësh, të vendosin në të dhuratat, pa harruar emrin, moshën dhe urimin që lidhet me festat e fundvitit. Nga fëmijët tek fëmijët, është dhurata më e bukur për t’ia bërë sa më të gëzueshme këto ditë, fëmijëve të zonës së Thumanës, Durrësit, Lezhës, Laçit dhe vendeve të tjera të prekura nga tërmeti.

Shkolla “Osman Myderizi” në nismën Operacioni Kutia.

Kjo nismë u përqafua shumë shpejt nga shkollat e Tiranës, të cilat kanë realizuar disa operacione “Kuti-sh,” për të përcjellë copëza nga lumturia e tyre tek shokët apo shoqet e prekur nga tërmeti.

“Shkolla e Kuqe” në nismën Operacioni Kutia.

Janë rreth 84 shkolla të qytetit të Tiranës që janë bërë pjesë e Operacionit Kutia, ku kanë grumbulluan një mal më dhurata. Përveç simbolikës që ka ky organizim, nxit tek fëmijët dhe ndjenjën e mbështetjes, solidaritetin dhe bujarinë.

Shkolla “Edith Durham” në nismën Operacioni Kutia.

Këto ditë do të fillojë dhe shpërndarja e dhuratave tek fëmijët e prekur nga tërmeti për të sjellë sa më shumë buzëqeshje dhe ngrohtësi tek ata, që sot kanë më shumë nevojë se kurrë.

New & Trending

Choose a