Me një Biçikletë Elektrike Shijon edhe Pedalimin - Provoje - Into Albania

Me një Biçikletë Elektrike Shijon edhe Pedalimin – Provoje

Prej pak muajsh, qytetit të Tiranës i është shtuar një “flotë” biçikletash, të cilat që në pamje të parë, i dallon që janë ndryshe nga të tjerat. Dhe jo vetëm sepse janë miqësore me ambientin.

Tashmë është i ditur efekti pozitiv që ka në shëndet, qarkullimi me biçikletë. Nga njëra anë, vënia në lëvizje e të gjithë muzkujve të trupit gjatë pedalimit dhe nga ana tjetër, sa më shumë biçikleta në qarkullim, aq më i pastër ajri që thithim. Ndër opsionet e ndryshme që ofron kryeqyteti, vumë re disa biçikleta të reja, me goma më të shpeshta, që na bënë vërtet kurjozë.

Paraqitja e jashtme, ishte elementi i parë që na afroi të informohemi rreth tyre. Ç’janë këto biçikleta të çuditshme dhe çfarë kanë ndryshe nga të tjerat? Sadi Lika, “timonieri” i kësaj sipërmarrjeje modeste, na shpjegoi me durim të gjitha veçoritë e Ebike-ut:

“Përfitimi kryesor është lehtësia që ajo paraqet në pedalim, falë mbështetjes që siguron motori elektrik, i cili mundëson rendjen edhe pa u dhënë vazhdimisht pedaleve. Ndërkohë, frenimi mbështetet nga sistemi hidraulik, shumë i lehtë dhe efikas. Shpejtësia maksimale e lejuar për këto biçikleta është 30km/h dhe mos u shqetësoni, sepse një ekran i vogēl LCD, do t’ju tregojë në çdo moment sa shpejt po ecni dhe sa bateri keni”.

Lista do të ishte ende shumë e gjatë por Sadi e kuptoi padurimin tonë për t’i pedaluar dhe pa e zgjatur më shumë na tha, “provojeni!”.

Mjaftoi një fjalë, për të kërcyer mbi dy rrotaket e zeza, me gomë të trashë, aq të lehta në pedalim, por njëherësh aq të qendrueshme dhe suportive. Destinacioni, Kalaja e Petrelës.

Vendosëm të bëjmë një xhiro të gjatë, dhe sfiduese, sepse siç na tha edhe Sadi, biçikletat elektrike jo vetëm që nuk janë të mundimshme në rrugë të gjata, por të japin mundësinë edhe të shijosh panoramën, pa qënë të përqëndruar te pedalimi.

Askush në grupin tonë prej tre vajzash, nuk ishte “e stërvitur” për një pedalim në malore, e megjithatë, falë edhe suportit të guidës së tureve të Liksad Ebike, e sidomos falë veçorisë së biçikletave elektrike, mbërritëm në Kalanë e Petrelës, pa djersirë asnjë pikë.

Aktualisht Liksad Ebike ka një numër të kufuzuar biçikletash elektrike, ndaj për turin tonë të rradhës, që me shumë mundësi do tē jetë liqeni i Bovillës, do të na duhet të rezervojmë me kohë, për të siguruar 3 biçikleta.

Ndërsa ambicja e Sadit është jo vetëm të shtojë numrin e biçikletave miqësore me ambientin në Tiranë, por të vendosë dy stacione të tyre edhe në qytetin e Beratit dhe në Dibër. Ndërkohë që një nxitje e tillë do t’i shërbente turizmit në ato zona, ajo që mësuam, edhe me nje lloj befasie, për qytetin e Tiranës është fakti se përdoruesit më të shumtë janë vendasit, nga mosha 18 deri ne 60 vjeç.

Ky është premtimi i Sadi Likës, sipërmarrësit 21 vjeçar, që vetëm në 8 muaj ka arritur të tërheqë rreth vetes të gjithë ata që dashurojnë biçikletën, natyrën shqiptare, por edhe teknologjinë dhe zhvillimin e qëndrueshën, në respekt të ambientin.

Kthimi ynë nga Kalaja e Petrelës, në stacionin e Liksad Ebike, në rrugën Margarita Tutulani në Tiranë, përfundoi me një buzëqeshje, por Sadi nuk na u duk aspak i befasuar nga kjo. Në fakt, një ndër sloganêt e tij, vendosur në faqen web, thotë pikërisht këtë: “përgatitu për një buzëqeshje”.

P.s: kushdo nga lexuesit e IntoAlbania-s që dëshiron të ketë një përvojë me këto biçikleta, do të përfitojë 2 orë pedalim falas. Mjafton të shkarkoni aplikacionin IntoAlbania, në “apple store”, ose “play store” dhe ta paraqesni atë në momentin e tërheqjes së biçikletës tuaj, pranë Liksad Ebike.

New & Trending

Choose a