Merr me Qira nga Vendasit – Shërbimi Më i Ri Për Pushuesit në Shqipëri - Into Albania

Merr me Qira nga Vendasit – Shërbimi Më i Ri Për Pushuesit në Shqipëri

Sa herë keni vizituar një vend të ri me pushime brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe keni menduar për një zgjidhje sa më praktike trasporti, akomodimi dhe argëtimi? Përveç qëndrimit shpesh mund t’ju duhet të gjeni edhe një mjet transporti privat e me siguri lista e kërkesave gjatë një fundjave pushimesh apo një sezoni është e gjatë dhe po ashtu zgjidhjet të pafundëme.

Një ndër to kemi zgjedhur t’jua prezantojmë sot, si një nga zgjidhjet më lehtësuese për çdo tip pushuesi dhe jo vetëm.

Quhet “Rent from Locals”, të marrësh me qira nga vendasit dhe është tregu më i ri i shërbimit për pushuesit i disponueshëm edhe në Shqipëri.

Çfarë është Rent From Locals?

Nuk ka rëndësi ku ndodheni, sa buxhet keni apo sa ditë do të qëndroni në Shqipëri, koncepti i qiramarrjes nga vendasit është i përshtatshëm për të gjithë.

Kjo zgjidhje nuk është e panjohur për tregun botëror, por një risi e vërtetë për atë vendas.

Ju zgjidhni në çdo kohë online makinën, apartamentin apo shtëpinë që ju përshtatet më së miri ju duke u lidhur direkt me blerësin e duke siguarar çminin më ekonomik në treg.

“Rent From Locals” ka lindur rreth një vit më parë dhe është një nga websitet më interesante në vend i cili ndihmon jo vetëm pushuesit vendas dhe të huaj të mund të prenotojnë në kohë reale shërbime, por ofron edhe mundësinë e ofrimit të shtëpisë tuaj të pushimit apo makinës me qira ditore apo mujore.

Në disa hapa të thjeshtë në www.rentfromlocals.al ju zgjidhni apartamentin apo automjetin që dëshironi dhe rezervoni në kohë reale të gjithë shërbimet duke specifikuar secilin sipas preferencave tuaja.

Në këtë mënyrë ju mund të  shijoni pushime autentike Shqiptare, të mësoni më shumë për mënyrën e jetesës, arkitekturën e shtëpive vendase tradicionale apo moderne dhe sigurisht të merrni një ofertë ekonomike.

A mund të bëheni edhe ju bashkëpuntor?

Jo vetëm si blerës, por edhe si ofrues i një shtëpie pushimi apo automjeti ju mund të regjistroheni fare lehtë në Rent From Locals pa paguar asnjë tarifë.

Mjafton të vendosni të dhënat e shërbimit që po ofroni në website dhe ndiqni të gjithë hartën deri në publikimin e asetit tuaj. Më pas pushues nga e gjithë bota që vizitojnë Shqipërinë njihen me ofertën tuaj dhe shanset për t’u rezervuar janë të larta.

Rent From Locals ju ofron asistencë gjatë regjistrimit dhe ju komunikoni direkt me klientët tuaj duke vendosur çmimin që dëshironi si edhe specifikat tuaja për shërbimin.

Këtë verë mund të vizitoni një vend të ri në Shqipëri duke prenotuar me një çmim ekonomik në Rent From Locals apo të ofroni një shërbim për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.

Për më shumë informacion ju mund të vizitoni www.rentfromlocals.al

New & Trending

Choose a