Milano për Shqipërinë – Spitali Virtual në shërbim të Shqipërisë - Into Albania

Milano për Shqipërinë – Spitali Virtual në shërbim të Shqipërisë

Platforma mundëson takime virtuale midis shqiptarëve dhe doktorëve në Milano, të cilët ju vijnë në ndihmë me përgjigje eksperte dhe të besuara për pyetjet apo shqetësimet që ata mund të kenë.

Nëse ndiheni të shqetësuar për gjendjen tuaj fizike apo mendoni se keni simptoma të lehta të Koronavirus-it, mund të provoni t’ua drejtoni pyetjet tuaja portalit të ri Milano për Shqipërinë. Edhe nëse keni pyetje të përgjithshme, një ekspert do të gjendet për t’ju qetësuar nga ana tjetër e chat-it virtual. I krijuar posaçërisht për popullin shqiptar, gjithçka në portal është në gjuhën shqip.

Çfarë është Milano për Shqipërinë?

Kjo iniciativë vjen nga Milano për të lehtësuar gjendjen e spitaleve në Shqipëri si edhe për t’u kujdesur për shumë prej jush që mund të keni pyetje urgjente.

Kështu përkufizohet roli i iniciativës në faqen e saj zyrtare:

“Milano për Shqipërinë është një iniciativë online e ideuar nga një grup miqsh në Milano së bashku me MilanoMedical. Ky spital virtual synon të jetë një mbështetje shtesë për popullatën në këto momente të vështira e të jetë një komplement i punës së palodhur të kolegëve në Shqipëri duke ofruar asistencën dhe përvojën e vazhdueshme milanese.

Grupi i miqve që përqafoi këtë projekt të inspiruar nga Dr. Altin Palloshi shpreson që t’i bashkëngjiten sa më shumë bashkëkombas anembanë botës të cilët e ndjejnë veten të nevojshëm në këtë situatë emergjente.”

Si funksionon

Hyrjen në bisedën virtuale me doktorin përkatës në Milano e gjeni lehtësisht në hyrje të faqes. Mjafton të keni internet dhe të ndiqni hapat më poshtë:

Klikoni në ikonën e mesazhit në fund të faqes, në të majtë, aty ku gjendet mesazhi “Jemi këtu për ju.”

Kompletoni të dhënat e kërkuara, e përgjigjuni pyetjeve të shkurtra të Robotit në mënyrë që më pas të lidheni me shërbimin/doktorin e duhur.

Plotësoni të dhënat tuaja (emrin dhe adresën e emailit) në mënyrë që të mund t’ju kontaktojnë edhe në një moment të dytë.

Qëndroni në pritje për përgjigjen e specialistit.

Mund t’i kontaktoni gjithashtu nëpërmjet Messenger apo Facebook.

Kini parasysh se iniciativa është konceptuar si mbështetje dhe NUK zëvendëson ndihmën e një doktori në Shqipëri në raste vërtet urgjente.

New & Trending

Choose a