Në ArTurbina Epsh dhe Lakmi - Into Albania

Në ArTurbina Epsh dhe Lakmi

Me nota pasionante dhe tërë lakmi ju pret shfaqja më e fundit në Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbina, në Tiranë.

Nëse nuk keni programuar diçka tjetër për fundjavën, vepra e dramaturgut amerikan, Eugene O’Neill “Epsh dhe Lakmi,” mund të jetë pjesë e axhendës tuaj, në datat 14 dhe 15 dhjetor në orën 19.00.

Me një kast prej dhjetë aktorësh, regjisori Endri Çela është munduar ta përshtasë këtë vepër me realitetin shqiptar. 

E shkruar dhe e vënë në skenë për herë të parë në 1925, në Amerikën Veriore, kjo shfaqje i rri aq mirë dhe ditëve tona. Është vepra e parë e autorit dhe konsiderohet si më intriguesja, e cila mbështetet tek instikti dhe shpalos personazhe që tërhiqen nga epshi e lakmia.

Vepra kërkon të paraqesë dëshirat e individit për të krijuar parajsën në tokë, duke i ndërthurur bukur me kompleksitetin e ndjenjave, si të vetmisë, të mbijetesës, të pamundësisë dhe të lumturisë.

Eugene O’Neill është fitues i çmimit Nobel në letërsi, si dhe i vetmi që ka fituar katër herë çmim “Pultizer.”

Posteri i shfaqjes. Burim Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Dallohet për mënyrën e tij të të shkruarit ku bashkon modernen me antikitetin grek. O’Neill gjithashtu konsiderohet edhe si autori i parë që solli në teatër të folurën e përditshme si mënyrë të interpretimit në skenë.

Për regjisorin Endri Çela, kjo është një sfidë e madhe. Vepra, sipas regjisorit, flet për plot të vërteta, ku individi e sidomos ai shqiptar, prej vitesh ka qenë i dhunuar, i ndrydhur e i frustruar.

 Në këtë shfaqje do të shpalosen dhe problematika të tilla si pengjet e së shkuarës, arratisja nga Shqipëria, si dhe hakmarrja. Pra me një fjalë, në këtë premierë do të gjeni të pasqyruar jetën e çdo shqiptari. Nën interpretimin e aktorëve Gëzim Rudi, Dasara Xhangolli, Josif Sina, Andi Begolli etj, ju ftojmë të zbuloni të vërtetat e shoqërisë shqiptare.

New & Trending

Choose a