New York Times - Tirana ndër 10 destinacionet më të bukura të 2019-ës - Into Albania

New York Times – Tirana ndër 10 destinacionet më të bukura të 2019-ës

Nuk është më surprizë përfshirja e lokaliteteve shqiptare, sidomos plazhet, si vende të sugjeruara edhe në revistat më prestigjoze të turizmit në botë.

Turistët e huaj janë vazhdimisht në kërkim të përvojave autentike, vendeve të pazbuluara, të bukura por jo shumë popullore. Dhe Shqipëria duket sikur ofron pikërisht këtë lloj miksimi ideal, duke qëndruar në linjën e hollë kufitare mes të mirës së fshehur dhe bukurive të bujshme.

Sheshi Skënderbej, foto nga Intoalbania.

Kësaj rradhe, sugjerimi shkon për kryeqytetin i cili është përfshirë në një listë prej 10 venedsh për t’u vizituar, nga prestigjozja NYT. Krahas vendeve si Siçilia, Marrakeshi, jugu i Francës, Itaka, apo edhe qytete të Japonisë e Finlandës, gjejmë edhe Tiranën e cila, “ndryshe nga vija bregdetare që thërret kryesisht plazhistët, është një habitat më kozmopolit, ku ballafaqohen epokat: Shqipëria ka kaluar mbi katër shekuj nën Perandorinë Osmane përpara se të bëhej një shtet komunist, siç do të mbetej deri në vitin 1991”.

Pamje nga Universiteti i Tiranës. Foto nga IntoAlbania.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që NYT shkruan për Shqipërinë. Në shtator të po këtij viti, një tjetër artikulli i dedikuar e konsideronte Tiranën si “Parajsa e re e artistëve të huaj“.

Më herët akoma, në vitin 2005, “Kryeqyteti i kontradiktave” tërhiqte vëmendjen e prestigjozes njujorkeze që 10 vite më vonë, e përshkruante Tiranën si “Qyteti i transformuar“.

New & Trending

Choose a