Sezoni Veror - Vrojtuesi i Plazhit Përgjegjës edhe për Ruajtjen e Distancimit Fizik, në Tokë dhe në Ujë - Into Albania

Sezoni Veror – Vrojtuesi i Plazhit Përgjegjës edhe për Ruajtjen e Distancimit Fizik, në Tokë dhe në Ujë

Vrojtuesi i Plazhit është një kriter i panegociueshem për subjektet që kanë në përdorim stacionin e plazhit‘ – Eni Metaj, Federata Shqiptare e Vrojtuesëve.

Edhe pse prej kohësh tashmë është e rregulluar me ligj edhe në Shqipëri prania e domosdoshme e kullave të vrojtimit dhe figurës së Vrojtuesit të Plazhit, nē çdo zonë plazhi në bregdet, lumë apo pishina, jo gjithmonë këta profesionistë kanë qënë të pranishëm në këto ambiente. Së fundmi, sipas një protokolli të veçantë që i përgjigjet situatës së pandemisë, Vrojtuesit e Plazhit do të kenë përgjegjësi të shtuara.

IntoAlbania komunikoi me Federatën Shqiptare të Vrojtuesëve, pērfaqësuesi i së cilēs, z. Eni Metaj, lidhur me çështjen tha se:

Sipas Protokollit të masave anti Covid-19, përgjatë sezonit turistik, që do të vihet në fuqi vetëm në rast të heqjes së masave kufizuese, Vrojtuesi i Plazhit do të ngarkohet edhe me disa përgjegjësi të tjera, përveç atyre ekzistuese për vrojtimin në plazh.
Sipas protokollit, pika 9.2:

Shërbimet në stacionet e plazhit


1. Deri në përfundim të gjëndjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19, Vrojtuesi i plazhit gjatë gjithë orarit të shërbimit duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza profesionale.


2. Vrojtuesi i plazhit, përveç detyrave të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të
Ministrave Nr. 171, datë 27.03.2019 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e
ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, duhet të sinjalizojë menjëherë personat që
shkelin distancën e larjes në det apo distancat gjatë qëndrimit në hapësirën e lirë midis brezit të parë të çadrave dhe vijës së bregut të detit, liqenit, lumit.

Por a do të ndikojë kjo përgjegjësi e shtuar, që në stacionet e plazhit në të gjithë territorin shqiptar të mos mungojnë këta profesionistë, z. Metaj u shprej për IntoAlbanian se:

“Vrojtuesi i Plazhit është një kriter i panegociueshem për subjektet që
kanë në 0 stacionin e plazhit, edhe para situates së vështirë të Covid-19, por sigurisht kjo situate do të nxisë edhe më teper bizneset të
trajnojnë dhe punësojnë vrojtuesit e plazhit”.

New & Trending

Choose a