Super Hëna e Plotë e 2020-ës - Mos e Humbisni Sonte Spektaklin e Qiellit - Into Albania

Super Hëna e Plotë e 2020-ës – Mos e Humbisni Sonte Spektaklin e Qiellit

Në mbrëmjen midis datës 7 dhe 8 prill, të gjithë sytë nga qielli. Hëna në perigje, në distancën më të ngushtë me Tokën, dhuron spektaklin e radhës dhe më të bukurin për vitin 2020.

Super Moon, foto nga Jora Vaso.

Por çfarë do të thotë termi “Super Hënë”?

Orbita e hënës është eliptike dhe distanca e saj nga Toka varion nga një largësi maksimale prej 406 mijë kilometra, në një largësi minimale prej 356 mijë kilometra.

Themi se kemi të bëjmë me një “Super Hënë”, kur faza e hënës së plotë, koinçidon në të njëjtën kohë me perigjeun hënor, pra distancën minimale të Tokës nga sateliti i saj. Qëllon rrallë që pikërisht në momentin kur distanca mes këtyre dy trupave qiellorë është minimale, hëna të jetë e plotë. Zakonisht kjo koinçidon me fazat e ndërmjetme të hënës.

Ndaj duke filluar nga ora 19.00 e datës 7 prill, në të gëdhirë të datës 8, atëherë kur do të ketë edhe shprehjen maksimale të saj, hëna do të shfaqet më e madhe dhe më e shndritëshme se kurre, për këtë vit. Ajo do të duket rreth 12% më e madhe dhe rreth 25-30% më e shndritshme se zakonisht.

Pas asaj të janarit dhe marsit, kjo e prillit është e treta “Super Hënë” e vitit dhe më e bukura. E katërta dhe e fundit për këtë vit, do të jetë në 7 maj.

New & Trending

Choose a