Zuckerberg na Ndjen - Facebook-u Kënaq Nevojën e Njerëzve për Ngrohtësi - Into Albania

Zuckerberg na Ndjen – Facebook-u Kënaq Nevojën e Njerëzve për Ngrohtësi

Thuajse çdo dritëhije që ka lidhje me shprehjen e emocioneve në jetën reale, gjen përkatësinë e vet në botën virtuale të Facebook-ut, nëpërmjet ikonave te famshme “emoji”.

Në fillim ishte vetem gishti i madh i dorës, i ngritur në shenjë aprovimi, për të shprehur pëlqimin ndaj një postimi. Por me kohën, u pa e nevojshme, të ofrohej më shumë për të shprehur më mirë veten në postime që ngjallin ndjenjë dashurie ❤, humori ?, befasie ?, keqardhjeje ?, apo mërie ?. Dhe ja ku mbërrin, në mes të pandemisë globale, ikona e verdhë, me zemrën në krahë, për të shprehur ndjenjën e përkujdesjes dhe devocionit, për të qëndruar më pranë njëri-tjetrit.

Kushdo që e ka hapur Facebook-un këto ditë, është përballur me dritaren sqaruese të këtij “emoji” të ri ku shkruhet:

“Edhe pse larg, të bashkuar do t’ia dalim. Kemi shtuar një “reagim” të ri, për të mundësuar përcjelljen e sa më shumë ndjenjave të dashura në këtë periudhë që jemi larg njëri-tjetrit. Urojmë që kjo të të ndihmojë ty dhe të afërmit e tu, për t’u ndjerë më pranë.

Solidariteti dhe përkujdesja në kohët e pandemisë, mund të shprehen edhe me një ikonë të thjeshtë, në pritje për t’iu rikthyer përqafimeve si më parë.

New & Trending

Choose a