Antologjia e Izolimit - "Shtëpia Studio Kadare" Mbledh Krijimet Tuaja në një Publikim Unik - Into Albania

Antologjia e Izolimit – “Shtëpia Studio Kadare” Mbledh Krijimet Tuaja në një Publikim Unik

“Nevoja mpreh gjenialititin” thotë një shprehje e dëgjuar. Dhe ajo për të cilën kemi më shumë nevojë dhe që më së shumti na mungon në këtë realitet të ri të zbuluar nga pandemia globale, është padyshim liria, mundësia për të lëvizur lirshëm dhe për të mos qënë të shtrënguar të qëndrojmë në izolim. Kjo nevojë e brendëshme, ka bërë që edhe persona që skanë lë lidhje të drejtpërdrejtë dhe të qartë me artin të shprehin, përmes gjuhëve të ndryshme të tij, këtë vështirësi të pranimit të jetës në një realitet kaq të transformuar.

Të gjithë, në fakt, jemi dëshmitarë të shfaqjeve të ndryshme: nga muzika në ballkone, muzikë nga shtëpia, fotografi të sëndukut të gjyshes, të aktiviteteve të izolimit, tregime e poezi, shkurt, njerëzit në të gjithë botën e kanë gjetur te arti valvulën shfryrëse.

Por siç ndodh zakonisht me qenien njerëzore, që ka tendencën të harrojë sapo një situatë kalon, kështu rrezikojnë të gjitha këto krijime, njëherësh shprehje e rëndësishme e një momenti historik, të stivohen në rafte, në rastin më të mirë, për t’u rihapur kush e di se kur.

Antologjia e Izolimit

Për të mos i lënë të bien në honin e harresës, Muzeu Shtëpia – Studio Kadare dhe drejtuesja e tij, Anna Shkreli, ka menduar të mbledhë bujarisht të gjitha këto krijime, për të realizuar një “antologji joformale”, siç e quajti ajo në një interviste dhënë për emisionin e mëngjesit në RTSH, “Mirëmëngjes Shqipëri”.

“Ftesa, është e hapur për të gjithë”, sqaron Anna Shkreli, gjë që do të thotë se nuk duhet të jesh artist, shkrimtar, apo publicist, për t’u bërë pjesë e antologjisë së izolomit. Ndërkohë, sigurisht asnjë nga kategoritë e mësipërme nuk përjashtohet.

Për të dorëzuar krijimet tuaja, mond të shkruani në adresën zyrtare shtepiakadare@tirana.al, ose të kontaktoni me Muzeun Shtëpia – Studio Kadare për infomacione më të hollësishme.

New & Trending

Choose a