Book Your Stay
Book Your Flight
Kullat e veriut janë banesa tipike të skajeve më veriore të Shqipërisë, elementë që kanë përcjellë ndër shekuj etnografinë dhe historinë e banorëve të tyre. Forma më klasike e saj është katërkëndore, e ndërtuar me gurë si element i marrë nga natyra për qëndrueshmëri e forcë. Si në Gjirokastër edhe në veri kullat janë ndërtuar duke harmonizuar drurin si element që kryesisht e gjen në çati, në tavanet e kateve ndarëse dhe në kornizat e dritareve të vogla, tipike për banesat e veriut. Kryesisht kati përdhes ishte i përcaktuar për mbajtjen e kafshëve ndërsa katet e tjera strehonin banorët dhe miqtë. Ndërtesa përshkohet nga shkallë të brendshme që lidhin katet, por ishte menduar që pjesë e arkitekturës së saj të ishin dhe një palë shkallë të jashtme që u shërbenin banorëve në ditët e ftohta dhe të gjata të dimrit. Kullat më tipike që koha i konservoi deri në shekullin e teknologjisë fatmirësisht kanë gjurmë të dukshme për turistë e vizitorë vendas.
Në rrjedhën e ujërave të lumit të Valbonës, pranë urës të Shoshanit, 120 vite më parë është ngritur një mulli që quhet Mulliri i Bajram Currit ose, siç thuhet nga vendasit, Mulliri i Currit. Mulliri me vlera kulturore e historike është vetëm 4 kilometra larg qytetit të Bajram Currit dhe rrethohet nga natyrë mahnistëse. Ndertesa e vjetër është dy katëshe dhe për studiuesit cilësohet tipike për modelin e arkitekturës së vjetër të zonës. Kati I parë është ngritur mbi tokë dhe dyshemeja mbetet e tillë prej dheu. Pjesa tjetër është tipike strehuese për jetësën e përditshme të banorëve. Mulliri i Bajram Currit ku është strehuar plaku i maleve është shpallur monument i kategorisë së parë në vitin 1979.
Ndodhet në fshatin Bujan, përgjatë rrugës që të çon në Bajram Curri. Ndërtesa tre katëshe konsiderohet simbol i trashëgimisë historike dhe kulturore të banorëve të Tropojës. është ndërtuar nga fundi i shek. XVIII dhe i përket tipologjisë së banesave të Malësive. Në këtë kullë lindi dhe u rrit Mic Sokoli, një nga emrat e shquar të historisë kombëtare, i cili me 22 prill të vitit 1881 dha jetën në mënyrë heroike. Ndërtesa është shpallur monument kulture në vitin 1978. Aspektet muzeale të ekspozuara në stendat e kullës janë dëshmi të rezistencës së banorëve të zonës kundër pushtuesve të huaj. Kulla paraqet një ndërtim në formë prizmi prej guri ku nuk mungon përfshirja aty ku duhet e materialit të drurit. Çatia është në formën e piramidës katër faqëshe. Kuriozitet përbën numri I madh dritareve të vogla që janë shpërndarë në të katër anët e ndërtesës.
Gjendet po në fshatin Bujan është shpallur monument i mbrojtur gjatë shekullit të kaluar, në 8 Janar të vitit 1977. Ndërtesa është një fortifikatë guri me tre kate, ku lënë gjurmë vetëm frëngjitë që duhet thënë nuk janë të shumta. Kati i parë mundëson hyrjen në kullë përmes një porte të harkuar druri, ndërsa shkallët e brendshme lehtësojnë hyrjen në dy katet e tjera. Në mënyrë të njëtrajtshme me modelin e ndërtimeve të Malësisë së Gjakovës kjo banesë ka të njëjtin tip jetese. Kati përdhes për haur, kati i parë dhoma e grave dhe kati i dytë për miqtë dhe burrat e shtëpisë. Kulla është ndërtuar në fund të shekullit të 18 dhe u bë e famshme gjatë 100 viteve të shkuara si vendi ku u zhvillua Konferenca e Bujanit.
Nëse jeni në kërkim të atyre eksperiencave që duhen provuar njëherë në jetë, High Scardus Trail është ideali. Për të...
Read More
Gjatë komunizmit, produktet dhe markat komerciale botërore ishin aq të rralla në Shqipëri, sa shishet Coca – Cola apo ambalazhet...
Read More