Librat që Mund të Merrni me Vete në Pushime - 20 Sugjerime nga Libraria Adrion - Into Albania

Librat që Mund të Merrni me Vete në Pushime – 20 Sugjerime nga Libraria Adrion

Një përzgjedhje nga libraria më e madhe në vend.

Ky është momenti kur shumë mund të jenë duke nisur pushimet e verës dhe krahas valixhes me veshjet dhe sendet për të paketuar me vete, një dilemë e madhe, e përhershme, mbetet zgjedhja e librit që do të na shoqërojë përgjatë tyre.

Një zgjedhje jo aq e lehtë pasi për shumë njerëz që e kanë të pamundur t’i dedikohen leximit gjatë vitit, ky është momenti më i përshtatshëm. Kështu, në IntoAlbania, listën e librave për t’u lexuar këto pushime, ia besuam ekspertëve të librarisë Adrion. Një listë me 20 tituj, në shqip dhe anglisht, për të gjitha shijet e leximit, apo interesat. Për të ëndërruar, për të reflektuar, për t’u frymëzuar, për t’u dashuruar, por mbi të gjitha, për të mos gabuar në zgjedhje.

1. “Breshka në pafundësi” – John Green

2. “Zogj në gojë” – Samanta Schweblin

3. “Zhdukja e Jozef Mengelesë” – Olivier Guez

4. “Sheshi i diamantit” – Merce Rodoreda

5. “Keini dhe Abeli” – Jeffrey Archer

6. “Dashnorët poshtë Danubit” – Federico Andahazi

7. “Mysafirë me pagesë” – Sarah Waters

8. “Ashtu si dashuritë” – Javier Marias

9. “Ishulli i Arturos” – Elsa Morante

10. “Unë e di pse këndon zogu në kafaz” – Maya Angelou

11. “Kohë, pas kohe” – Lisa Grunwald

12. “Gjëra që bien nga qielli” – Selja Ahava

13. “Një ditë e përkryer për t’u dashuruar” – Anna Premoli

14. “Shkalla magjike drejt suksesit” – Napoleon Hill

15. “Plani B” – Sheryl Sandberg

16. “Të bëhesh” – Michelle Obama

17. “Dashuritë e mëdha nuk veshin fustane nusërie” – Mitsi Valaka

18. “Para se të ishim tuajt” – Lisa Windgate

19. “Vajza dhe nata” – Guillaume Musso

20. “Një natë të errët lashë shtëpinë” – Peter Handke

New & Trending

Choose a