Një Javë Plot me Surpriza - Zbuloni Eventet që Nuk Duhet të Humbni - Into Albania

Një Javë Plot me Surpriza – Zbuloni Eventet që Nuk Duhet të Humbni

Nga sofra Tiranse tek balloja me maska, kjo javë premton shumë surpriza. Ja lista e eventeve të javës që IntoAlbania sugjeron për ju.

1.Sofra Tironse 2020, më 17 Shkurt tek Pallati i Kongreseve

Sofra Tiranase është kthyer në një traditë për kryeqytetin. Ky vit është jubilar pasi lidhet edhe me 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet. Në pallatin e Kongreseve, ju presin zërat më të njohur të muzikës popullore tiranase, por edhe këngëtarë nga trevat e ndryshme të Shqipërisë. Kjo natë do të përcillet në një atmosferë të ngrohtë dhe festive dhe është mirë të mos mungoni.

Posteri i eventit, Sofra Tiranase

2. Shfaqje dokumentari me Edmond Tupen, më 17 shkurt tek Akademia e filmit Multimedia Marubi

Prej disa kohësh Multimedia Marubi, ka krijuar qendrën Multimediale Shteg, ku shfaq rrëfime të autorëve të ndryshëm. Më 17 shkurt tek Qendra e Filmit Multimedia Marubi në Tiranë, ju pret Edmond Tupe, në rrëfimet me 4 episodet e tij.  Shkrimtari, përkthyesi dhe publicisti Tupja do të jetë prezent për çdo pyetje që mund të keni, në këtë cikël të parë të rrëfimeve për letërsinë.

Posteri i eventit

3. Nata e kinemasë – Fëmijët e Diktaturës. Më 19 shkurt tek Europa House

“Fëmija e Diktaturës” është film dokumetar i realizuar nga regjisori Besnik Bisha. Ky dokumentar trajton jetën e katër brezave të cilët kanë kaluar fëmijëri të ndryshme, gjatë kohës së diktaturës. Për të gjithë ju që doni të dini më shumë rreth kësaj periudhe keni mundësi ta ndiqni filmin, më 19 shkurt në ambientet e Europa House në orën 18.00.

Posteri i eventit

4. E Mërkura E Filmit “Sorry To Bother You.” Më 19 shkurt tek Libraria Tirana Times

Si çdo të mërkurë në Librarinë Tirana Times, ju pret mbrëmja e filmit. Këtë të mërkurë do të keni mundësi të shikoni filmin e zhanrit komedi me titull “Sorry to bother you.” Hyrja është falas!

Posteri i filmit

5. Artistët për Artin – Më 20 shkurt tek Teatri Kombëtar

Më 20 shkurt ju pret një mbrëmje kulturore me titullin “Artistët për Artin.” Në godinën historike të kulturës do të interpretojnë artistë si, Anisa Markarian, Adriana Tolka, Irma Libohova, Roland Tasho, Suela Bako e shumë të tjerë.

Posteri i eventit

6. Ballo me maska – Dashuria vs Maska. Më 22 shkurt tek Pallati i Brigadave

Vjen në edicionin e tretë Ballo me Maska, e organizuar nga Hemingway club. Më 22 shkurt në një ballo plot sharm dhe magji, në shoqërimin e muzikës dhe baletit do t’i dhurojnë një tjetër shije kësaj nate. Për të kaluar disa momente magjie mos e humbisni ballon me maska.

Posteri i eventit