Book Your Stay
Book Your Flight
Nga kurjozitetet dhe studimet e shumta që qarkullojnë në universin paralel të botës reale, rrjetin web, pikasëm një lajm vërtet interesant, i cili shpjegon përfitimet që i sjell organizmit dhe shëndetit tonë praktika e lashtë e “banjos në pyll”.
Në kohët kur njerëzit e mbajnë vrapin drejt qyteteve, një ribashkim me natyrën konsiderohet si terapi më vete. Termi anglez “forest bathing“, është adoptuar nga japonishtja “shinrin–yoku“. Praktika e “zhytjes në pyll”, mendohet se ka nisur për herë të parë në Japoni, në vitet ’80.
Por edhe pa pasur nevojë t’u referohemi studimeve, kushdo ka bërë një ecje në pyll, ka mundur vetë të konstatojë sa mirë na bëjnë tingujt e pyllit, zërat e zogjve, aroma e tokës dhe bimëve, mbushja e mushkërive me ajër të pastër.
Mbi të gjitha kjo është një praktikë që nuk kërkon një mentor, trajnier, apo njohës profesionist. Lajmi i mirë, për më pak të zellshmit ndaj sporteve, është që kjo praktikë nuk parashikon një sforco të vecantë siç ndodh me hiking-un, apo vrapin. Mjafton te ecësh, të ndjesh tokën nën këmbë, zhurmën e hapave të tu, të dëgjosh veten.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në Shqipëri, “pyjet dhe kullotat përbëjnë gjysmën e fondit të tokës në Republikën e Shqipërisë. Statistikat e pyjeve i referohen si fondit pyjor publik, ashtu fondit pyjor privat”. Ju mund ta praktikoni “zhytjen në pyll” në zona të ndryshme të Shqipërisë, sipas vendit ku ndodheni. Më poshtë ju propozojmë disa natyra pyjore që do t’ju shërojnë:
Dikur zonë e ndaluar kufitare përgjatë gjysëm shekulli të diktaturës komuniste, sot ky park, përbën dhe një nga asetet më të mëdha të tij, pasi rreth 34 mijë ha sipërfaqe plot me pyje, livadhe e lule shumëngjyrëshe, janë tejet të paprekura e mund të shijohen nga kushdo.
Pylli me pisha i Divjakës që ndan lagunën nga deti, ofron peizazhe natyrore të mrekullueshme. Ishulli i Pelikanit, Kordoni litoral i Lagunës apo Pisha e Egër 400 vjeçare, janë disa prej monumenteve natyrore që ngjajnë si të vendosura aty enkas për të zbukuruar më tej parkun.
Nga më të rrallët, Lumi i Gashit u shpall rezervë natyrore në vitin 1996, me një sipërfaqe prej 3000 ha në verilindje të Alpeve, në rrethin e Tropojës, shumë larg zonës së banuar. Një pjesë e madhe e sipërfaqes së Lumit të Gashit mbulohet me pyje të virgjëra ahu.
Lugina përshkohet nga Lumi i kristaltë i Valbonës, i cili, me një gjatësi prej rreth 50 km, gjarpërohet nëpër ngushtica përrallore, i rrethuar nga ngjyrat e bukura të pyjeve të ahut, dushkut e pishave.
Kjo është hapësira natyrore më e përzgjedhur nga banorët e Tiranës, për shëtitje, sport, meditim dhe aktivitete të ndryshme familjare. Edhe pse nuk është një pyll i mirëfilltë, në Parkun e Liqenit Artificial, mundesh ende të humbasësh për disa minuta mes pemëve.
Nëse jeni në kërkim të atyre eksperiencave që duhen provuar njëherë në jetë, High Scardus Trail është ideali. Për të...
Read More
Gjatë komunizmit, produktet dhe markat komerciale botërore ishin aq të rralla në Shqipëri, sa shishet Coca – Cola apo ambalazhet...
Read More