Book Your Stay
Book Your Flight
Shishtaveci me relievin e tij të thyer është ideali sidomos në stinën e dimrit për realizimin e sportit të skive. I pozicionuar rreth 30 km larg qytetit verior të Kukësit, njihet si një nga destinacionet ideale për ata që duan natyrën, aktivitetet dhe sportet që mund të zhvillohen në të.
Këtë të dielë, në këtë zonë të Kukësit, do të organizohet kampionatin lokal i skive, ku marrin pjesë grupe nga Borje, Orgjost, Novosej dhe Shishtavec.
Fillesa e përdorimit të skive në Shishtavec daton në vitet 1914-1918, kur erdhën trupat alpine Austro-Hungareze të pajisura me ski, të cilat i përdornin ato për shërbime ushtarake, zbavitje sportive dhe kalitje fizike. Këtu lindi dhe kureshtja e banorëve për këtë lloj sporti dhe filluan t’i ndërtonin skitë e tyre me dru. Ndërkohë si traditë kjo ka nisur në vitet ’50 ku u krijua edhe klubi sportiv Morava, i cili ka marrë pjesë në disa gara për ski, duke u vlerësuar edhe me çmime të para kombëtare.
Shishtaveci është një zonë që ka potencial të lartë në zhvillimin e turizmit. Aty dëbora, arrin edhe në 2 metra duke e bërë këtë vend të përshtatshëm për zhvillimin e këtij sporti. Me një natyrë të bukur në të gjitha stinët, në dimër Shishtaveci vesh petkun e bardhësisë, duke i dhënë një tjetër bukuri kësaj zone. Nëse e vizitoni këtë vend, mos u largoni pa provuar dhe gatimet tradicionale në bujtinat e ndryshme që Shishtaveci ka.
Tesi Kerenxhi “Qyteti i një mbi një dritareve” falë vlerave historike, kulturore dhe turistike, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore...
Read More
Bukuritë shqiptare janë kthyer në një destinacion turistik të dashur për të huajt, dhe këtë gjithnjë e më shumë po...
Read More
Përmeti nuk është vetëm vendi i destinacioneve magjepsëse, por edhe qytet i cili të mahnit me histori. Ditët e fundit...
Read More