Artistët Hyjnë në Shtëpitë Tuaja - Performojnë Online dhe Solidarizohen - Into Albania

Artistët Hyjnë në Shtëpitë Tuaja – Performojnë Online dhe Solidarizohen

Asnjëherë më parë, arti dhe artistët nuk kanë qënë më “social” dhe solidarë se në ditët e izolimit total të qytetarëve për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ndërsa shume këngëtarë, grupe, apo artistë në të gjithë botën kanë anulluar koncertet duke shkaktuar humbje të konsiderueshme të ardhurash për llogari të tyre por edhe të ekonomisë botërore, nuk kanë qënë të paktë ata që kanë vënë në dispozicion kanalet sociale, facebook apo instagram, për t’ia lehtësuar sadopak qëndrimin në shtëpim ndjekësve dhe fansave të tyre.

Pa shkuar shumë larg, po ju sjellim tri shembuj shqiptarë, të cilët me mënyrat e tyre, solidarizohen dhe ftojnë të gjithë të izolohen në shtëpi.

Sot, në orën 18.30m nëse vizitoni profilin instagram të artistit Ermal Meta, do të keni fatin ta dëgjoni në një perfomanë live, sic ka njoftuar edhe vetë këngëtari.

Nëse preferoni të krijoni një ambient pak më të ngjashëm me atë të një “clubi” mbrëmjen e së shtunës, atëherë duhet të kërkoni vetëm një emër: amer__doux. Ata që frekuentojë jetën e natës në baret e Tiranës, e njohin mirë Jonidën, e cila ka vendosur të luajë për një orë muzikë live dhe on line.

Marsela Çibukaj, sëbashku me bashkëshortin e saj të ardhshëm, këngëtarin Vitmar Basha, kanë kënaqur herë pas here ndjekësit e tyre në instagram me muzikë live nga ambentet e shtëpisë së tyre. Nga ana tjetër, dimë edhe pasionin e Marselës për gatimin dhe tryezën e shijshme, ndaj po sjellim këtu, një recetë që vetë ajo e ka ndarë në profilin e saj instagram.

New & Trending

Choose a