Fshati Shipskë - Mes Historisë dhe Natyrës Mahnitëse - Into Albania

Fshati Shipskë – Mes Historisë dhe Natyrës Mahnitëse

Stina e dimrit dhe magjia e saj shijohen më mirë në Korçë, jo vetëm në sokaket e qytetit, por në rrethinat e  saj, në fshatrat karakteristikë të cilat dita ditës po shtojnë infrastrukturën për të pritur turistë.

Me verën e freskët plot gjelbërim dhe dimrin e ftohtë, ajrin e pasur me oksigjen dhe aromë pishash, si edhe pista e skive me dëborën që zgjat deri në prag pranvere, janë karakteristika që e bëjnë Voskopojën dhe rrethinat përreth një zonë tërheqëse për turistët në çdo stinë.

Rruga për në fshati Shipskë, foto IconStudio

Shipska Turistike

Shipska është një fshat në afërsi të Voskopojës, e pasur me histori traditë dhe kulturë. Prej vitesh një fshat i braktisur, sot po frekuntohet shumë nga guidat, për historinë dhe natyrën që mbart. Fshati Shipskë ka qënë një qendër e banuar dhe mjaft e dëgjuar dikur, i pozicionuar vetëm 5 km larg Voskopojës, ky fshat po merr vëmendjen e turistave dhe kryesisht  ndaj të apasionuarit e hiking. Të cilët në këtë periudhë mund ta shijojnë edhe më shumë për shkak edhe të dëborës.

Rruga për në fshati Shipskë, foto IconStudio

Rruga për në fshati Shipskë, foto IconStudio

IntoAbania është lidhur me një nga guidat të cilët këtë ditë me borë ka vizituar Shipskën, ata theksojnë se në hyrje të fshatit ortodoks gjendet kisha e vjetër e Shën Gjergjit, një pasuri e vërtetë e trashëgimisë kulturore. Ky objekt fetar i kultit ortodoks, thuhet se është ndërtuar në vitet 1620-1650. Vlerat e saj natyrore dhe trashëgimia, e bëjnë këtë fshat një  destinacion të mundëshëm turistik. Kisha e Shën Gjergjit, është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, daton që nga shekulli XVIII.

Manastiri i Shën Prodhomit, foto IconStudio

Guida në fshat Shipskë, foto IconStudio

Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare, ky objekt kulti është në gjendje të mirëmbajtur, por që kërkon disa restaurime. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi, hajati, këmbanarja dhe një ndërtim i vonë që i bashkangjitet ndërtesës në anën jugore dhe që ka shërbyer si faltore.

Tri pjesët e para : naosi, narteksi dhe hajati janë të vendosura njëra pas tjetrës, gjatë aksit gjatësor lindje-perendim. Në anën perëndimore shtrihet hajati, i cili del tej mureve perimetrale të kishës. Ai është i hapur me nje varg kolonash të ulëta e të trasha, me bazamente e kapitele. Në anën jugore kishës i është bashkangjitur në një kohë më të vonë një faltore e vogël, e pajisur me një tavan dërrase.

Kisha e Shën Gjergjit, foto IconStudio

Kisha e Shën Gjergjit, foto IconStudio

Pas kishës së Shën Gjergjit guida e discover Korça dhe Korça Alpin, niset drejt një shtegu tjetër. Pavarësisht vështirësive pasi dëbora e madhe kishte humbur çdo gjurmë të tij, por me eksperiencën e me njohjen e terrenit kjo aventurë u bë edhe me e lehtë. Duke shijuar çdo pamje që ofron natyra qetësuese e sidomos në këtë  periudhë në të cilën merr një tjetër magji guida na drejton në Manastirin e Shën Prodhomit.

Manastiri i Shën Prodhromit është ndërtuar në një pozitë natyrore piktoreske. Ndërtimi i kishës së Manastirit është realizuar në harkun kohor që përfshin vitet 1632 – 1634, ndërsa pikturimi i saj ka përfunduar në vitin 1659 , që mendohet se është vepër e murgut Andoni i Shipskës.

Kisha e Manastirit të Shën Prodhromit është e tipit në formë kryqi me kupolë, triabsidale. Ajo përbëhet nga naosi, ambienti i altarit dhe narteksi, i shtuar në një kohë më të vonë.

Pavarësisht kohës dhe dëborës së madhe sigurisht që udhëtime të tilla mbeten gjatë në mendje për qetësinë,  aventurën, por dhe mrekullinë që natyra shqiptare të dhuron.

Guida në fshat Shipskë, foto IconStudio

Guida në fshat Shipskë, foto IconStudio

Guida në fshat Shipskë, foto IconStudio

Explore More