Rabdishti - Fshati i Gurtë i Bekuar me Natyrë Mbreslënëse por edhe Kurative - Into Albania

Rabdishti – Fshati i Gurtë i Bekuar me Natyrë Mbreslënëse por edhe Kurative

Dibra e pasur me traditë, kulturë dhe histori është e njohur edhe për peizazhet natyrore. Diversiteti i natyrës dibrane i është përshtatur më së miri relievit të thyer që harmonizohet mes luginave, liqeneve, maja të larta, si edhe natyrën kurative.

Dhe nëse vjen në Dibër ju do të mrekulloheni edhe nga mikpritja vendase. Dyert dibranët gjithmonë i kanë mbajtur të hapura për miqtë.

Rreth 45 km larg qytetit ju do të mrekulloheni nga fshati Rabdishti, i cili është pjesë e 100 fshatrave turistikë, i përmendur shumë herë për një nga pikat më brilante të Dibrës. Sot është një nga atraksionet më të prekura  nga turistët vendas që vizitojnë llixhat , po dhe nga ata që vijnë për aventurë. Jo shumë larg qytetit ky destinacion zgjidhet si pika më e afërt që ofron shumë.

Turistët mbi luginën e Rabdishtit, foto Grehan Uka

Fshati Rabdisht, foto Visit Dibra

Fshati me banesa të veçanta

Rabdishti dallohet për akitekturën e veçantë të banesave.  Është një nga fshatrat më karakteristike në Dibër pasi ka ruajtur me fanatizëm ndërtimet tradicionale prej guri. Sapo futesh në fshat të tërheqin vëmendjen kalldrëmet , sokaqet, si edhe dyert e mëdha prej druri. Nëse do të shëtisnit përreth fshatit do të dalloni burimet e shumta ujore, të cilat i japin një tjetër bukuri vendit, por mbi të gjitha ato njihen për cilësitë e larta kurative.

Gjithashtu monumentet e shumta natyrore si kroi i gjyshes apo dhe guri shqiponjës, bukuri këto që e bëjnë turistin të përhumbin në botën e imagjinatës.

Fshati Rabdisht, foto Visit Dibra

Fshati Rabdisht, foto Visit Dibra

Rabdishti dhe traditat e vjetra Dibrane

Grehans Uka i cili është një guide profesioniste theskson se, çdo kush që kërkon gjurmë të periudhave historike që qëndrojnë në harmoni me njëra tjetrën, mund ta vizitoj Rabdishtin. Që nga gjurmët ilire, e deri në ditët e sotme, janë aty për të treguar çfarë kjo zonë mbart në kurriz.

Ndalesa në këtë fshat do të jetë tek shtëpitë pritëse, të cilat njihen për pritjen e truistëve. Aty përveç mikëpritjes shijohet edhe ushqimi tradicional nga produktetet prodhuar nga vetë banorët, që nga pula me jufka, patatet, gatimet me miell misri e djathi deri tek frutat e fermës dhe rrakia.  Por mbi të gjitha bie në sy harmonia e ketyre familjeve me fshatin, duke e bëre pjesë në pritjen e mikut tregon sa lartë qëndron kultura e pritjes mikut në këtë fshat.

Odat dibrane, foto Visit Dibra

Jo vetëm një destinacion plot aventurë, por edhe një vend kurues

Përveç traditës ju mund të shijoni dhe eksploroni natyrën dhe Grehansi sugjeron ecjet drejt shtegut High Scardus.  Pasi ngjitemi malit të Rabdishtit që na krijon idene e ngjitjes drejt qiellit, thekson Grehansi, pak e nga pak shfaqen bukuritë natyrore të zonës. Ndërsa poshtë lë fshatin Rabdisht, në krahun tjetër të malit shfaqet qyteza historike e Bellovës dhe fshtrat Bellovë, Cerjan e Zagrad. Pasi afrohemi në pikën e njohur edhe si kroi i gjyshes, dallojmë lehtësisht Luginën e Shërimit, siç njihet ndryshe zona e Llixhave të Peshkopisë. Harmonizimi i vlerave kurative me mjedisin e bukur përreth e bën këtë zonë një destinacion turistik, me burime ujore të shumta të nxehta dhe të ftohta, pyje, vendbanime historike që pëlqehen nga të apasionuarit të ecjeve në natyre, dhe nga ku kjo zone njihet edhe si Lugina e Sherimit.

Burimi Kroi i Gjyshes, foto Visit Dibra

Grup turistësh në fshatin Rabdisht, foto GIZ

Fshati Rabdisht, foto Visit Dibra

Explore More