Book Your Stay
Book Your Flight
Çdo fund nëntori, të rinjtë shqiptarë ngjiten në majat e larta të parkut Korab-Koritnik për të valëvitur flamurin shqiptar e për të soditur bukurinë e vendit nga lartësitë mbreslënëse të zonës duke ndjekur një legjendë të veçantë të zonës.
Deri më sot, ngritja e flamurit në majat e Shqipërisë ka qënë diçka që ndoshta është kryer në mënyrë sporadike në pika të ndryshme të vendit. Tashmë, me ndihmën e popullaritetit të madh të ngjitjes apo ecjes në natyrë, ngritja e flamurit është kthyer në një lëvizje më të gjërë të vetëorganizuar. Kësaj lëvizjeje së fundmi i janë bashkuar edhe nxënësit nga gjimnazi “Fiqiri Dine” në Maqellarë të Dibrës.
Në çdo përvjetor të festave të nëntorit, bjeshkatarët e Gjimnazit “Fiqiri Dine” ngjiten në majë të Korabit, Inoskës e Kërçinit, ku sipas traditës së burrave të shtetit apo pleqve të moçëm të kësaj zone, vështrojnë mbi vendin e tyre apo “pjesën e tokës që ju është besuar për mbykqyrje,” sipas Legjendës së Flamurit (më poshtë). “Shqipja e Alpeve na përshëndet me fluturimin e saj, ndërsa ne vendosnim flamurin kuq e zi mbi Korab, Hinoskë e Kërçin, si simbol të lirisë në çdo kohë” shprehen nxënësit e gjimnazit.
Legjenda e flamurit në provincën e Maqellarës tregon për një trim i cili, në vrojtim në majat e maleve, u qëllua me shigjetë nga armiqtë. Këmishën e tij të gjakosur e rrëmben një shqiponjë e ja zbret popullit në fshat. Këtë kemishë e lidhën në një dru të lartë pishe dhe e vendosën mbi varrin e trimit në majë të malit, ku, sa herë shkonin, gjenin shqiponjën e cila e mbronte. Nëna e trimit vendosë të qëndisë shqiponjën dykrenare me fijet e flokëve të saj të zeza në një copë të kuqe duke e quajtur këtë flamur “kraharorin e trimit.” Sipas legjendës, ky flamur valvitet në majë të maleve si simbol trimërie dhe qëndrese.
Kjo ngjitje nuk është thjesht një akt patriotik por një vlërësim i vendit, e cili mund të shihet qartë vetëm nga ato maja. Ngjitja në maja të ndryshme të vendit tashmë është një nga aktivitet e preferuara në natyrë nga rinia e Shqipërisë në çdo stinë. Shumë të rinj zgjedhin ngjitjen në maja për një fundjavë të këndshme si edhe me pak adrenalinë. Shumë prej tyre do të pohonin se ngjitja në vetëvete është një vlerësim i madh i vendit, i natyrës së bukur të Shqipërisë.
Parku natyror Korab-Koritnik, i pozicionuar në verilindje të vendit, përbëhet nga vargmalet Koritnik – Gjallicë – Korab dhe kufizohet nga tri shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Ky park, i cili kryeson listën e IntoAlbanias për 10 Destinacionet për të mos u humbur në 2020-ën, është kthyer në një atraksion për turistët në kërkim të aventurave malore. Shumë turistë e preferojnë parkun në dimër ndërsa, sipas vendasve, ai është për t’u vizituar në fundvjeshtë. Në çdo stinë, ky park ofron peizazhe mahnitëse mes maleve dhe burimeve të shumta ujore.
Tesi Kerenxhi “Qyteti i një mbi një dritareve” falë vlerave historike, kulturore dhe turistike, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore...
Read More
Bukuritë shqiptare janë kthyer në një destinacion turistik të dashur për të huajt, dhe këtë gjithnjë e më shumë po...
Read More
Përmeti nuk është vetëm vendi i destinacioneve magjepsëse, por edhe qytet i cili të mahnit me histori. Ditët e fundit...
Read More