Book Your Stay
Book Your Flight
Kushtet e përshtatshme klimatiko-tokësore në disa zona të Shqipërisë mundësojnë grumbullimin e disa bimëve mjekësore dhe aromatike, për të cilat ka kërkesë të lartë në treg.Territoret shqiptare janë të bekuara me të tilla bimë, të cilat ofrojnë vlera të mrekullueshme medicinale. Prania e tyre në natyrën shqiptare është një vlerë e shtuar jo vetëm për hijeshinë e shtuar në peizazhe, por mbi të gjitha për vlerat kurative që ato kanë për shëndetin.
Për rëndësinë dhe efektet kurative, mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar hapësirën e duhur, duke filluar më prestigjozen britanike BBC Travel, apo dhe portal Maltez, Times of Malta.
Elizabeth Gowing, është gazetarja e cila i dedikoj një artikull të detajuar bimëve medicinale në zonën e Kuksit. Në një rrëfim personal të saj, Elizabeth thekson se këto bimë i bëjnë njerëzit e këtyre trevave më të rinj. Ajo tregon eksperiencën e saj në fshatin Çaj të Kukësit.
Kjo zonë, shprehet Elizabeth, është si pjesa më e madhe e Shqipërisë, ku 77% e territorit është malor dhe përfiton nga klima mesdhetare dhe nga toka, që ka pak kontaminim me kimikate.
Të gjithë këta faktorë i bëjnë bimët e egra të Shqipërisë shumë të kërkuara jashtë.
Në vizitën e kryer në një nga bujtinat e kësaj zone Elizabeth shprehet, ‘mendoja se do më jepnin çaj mali, pija e verdhë që vjen nga zierja e bimës Sideritis syriaca, por më ofruan një çaj më të errët të bërë nga boronica të thara, një pije plot antioksidantë dhe me një shije të lehtë myshku.
Kjo familje është vetëm njëra nga më tepër se 100 mijë familje shqiptare të angazhuara me kultivimin apo mbledhjen e bimë mjekësore dhe aromatike, në të gjithë vendin i bie një në shtatë shtëpi është e lidhur me këtë sektor që nxjerr deri në 28 milionë dollarë në eksporte.”
Midis 2018 e 2019, u eksportuan deri në 12 mijë tonë lule gishti, boronica e bimë të tjera të kërkuara nga gastronomia e huaj dhe tregjet farmaceutikë.
Mes shumë bimëve, në zonën e Kukësit gjendet edhe vaji i helikrisumit, e quajtur si lulja e përjetshme. Është një përbërës tjetër për kremrat e natës dhe produktet rigjeneruese të fytyrës.
Edhe kjo bimë rritet në ajrin e pastër të malit dhe përdoret nga kompanitë kozmetike kudo në botë për vlerat e saj në ruajtjen e tonalitetit të fytyrës, shprehet Elizabeth.
Kërkesa për bimët medicinale të Shqipërisë ka lulëzuar gjatë pandemisë, kështu shprehet Times of Malta. Pandemia shkaktuar nga koronavirusi, ka rritur kërkesat për bimë medicionale, si sherebela, lulet e misrit, livandoja edhe shumë të tjera. Në Sheqeras, rrëzë malit Malit të Thatë në jug të Shqipërisë, rritet luledelja, një bimë e vlerësuar tradicionalisht për aftësinë e saj për të rritur metabolizmin dhe rezistencën ndaj infeksioneve. Vitet e fundit shprehet Times of Malta, Shqipëria ka qenë një nga prodhuesit kryesorë të Evropës të bimëve medicinale, kryesisht bimë të egra të korrura në ultësirë. Rreth 95 përqind e tyre eksportohen në SH.B.A., Australi, Zelandën e Re, Francë, Gjermani ose Itali.
Për të lexuar artikujt e plotë si të BBC ashtu edhe të Times of Malta, klikoni mbi linqet.
Tesi Kerenxhi “Qyteti i një mbi një dritareve” falë vlerave historike, kulturore dhe turistike, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore...
Read More
Bukuritë shqiptare janë kthyer në një destinacion turistik të dashur për të huajt, dhe këtë gjithnjë e më shumë po...
Read More
Përmeti nuk është vetëm vendi i destinacioneve magjepsëse, por edhe qytet i cili të mahnit me histori. Ditët e fundit...
Read More