Lëvizje dhe aventurë - Into Albania

Lëvizje dhe aventurë

Ecje dhe ngjitje

Nga luginat plot lumenj e livadhe tek rrugët antike, nga parqet arkeologjike majë kodrave tek gjiret e virgjëra anës detit: hiking në Shqipëri është një nga mënyrat më të mira për ta njohur si duhet vendin. Përgatit çantën e shpinës, veshjen për ecje, ushqimet që mund të duhen, dhe bëhu gati të zgjedhësh një rrugëtim që do të të shënojë gjithë jetën! Për më tepër kliko këtu.

Rafting dhe Kayak 

Prurjet e shumta të lumenjve në vendin tonë kanë krijuar ambjentin e përshtatshëm për praktikimin e rafting dhe kayakut. Përmes guidave të specializuara ju mund të vozisni kah bukurive të egra natyrore, e të bëheni një me ujërat gurgullues. Për më tepër kliko këtu.

Çiklizëm

Falë rrugëve emocionuese dhe tureve të shumta që organizohen përgjatë gjithë vitit, çiklizmi në Shqipëri është kthyer prej kohësh në një nga sportet më popullor. Është e lehtë të mos ndjesh muskujt e këmbëve tek sa je duke pedaluar dhe Shqipëria të shfaqet me tërë surprizat e saj!

Zhytje

Ujërat e qetë dhe të pastër të Shqipërisë janë një parajsë e vërtetë për çdo lloj eksperience zhytjeje. Kaleidoskopi i ngjyrave dhe biodiversiteti i pasur e bëjnë vendin tonë një destinacion Mesdhetar të diving që nuk duhet humbur.

Parashutë

Është koha për të realizuar ëndrrën e përjetshme të fluturimit! Bëhu pjesë e një fluturimi mbresëlënës me paraglyding, ose ndiq nga afër kompeticionet ndërkombëtare që thërrasin çdo vit ekspertë të parashutizmit nga e gjithë bota në Shqipëri.

Rally

Bëhuni gati të ngani makinën në një terren sa të vështirë, aq edhe emocionues falë peizazheve natyrore që përfshijnë maja të larta malesh e vija të kaltërta bregdetare. Për edicionin e 14-të kliko këtu.