Ecje dhe ngjitje - Into Albania

Ecje dhe ngjitje

Ecje dhe ngjitje në Shqipëri

Në Veri

Tek sa Shqipëria është e mbushur me destinacione ku mund të kesh një përvojë ngjitjeje mbresëlënëse, ne po ju paraqesim disa nga rrugëtimet më të preferuara nga vizitorët. Në krye të listave gjendet gjithmonë hiking në Valbonë e Theth. Falë pozicionimit të këtyre dy destinacioneve në mes të Alpeve Shqiptare, dhe lidhjes se luginave përmes Qafës së Valbonës në lartësinë e 1800 metrave mbi nivelin e detit, me mijëra turistë zbulojnë çdo vit mrekullitë natyrore të Valbonës dhe Thethit përmes ngjitjes.

Disa nga turet për hiking që ofrohen në këto dy destinacione: Discover AlbaniaAlbaniaAdventureJourneytoValbonaOutdoorAlbania, AlbanianTripZbulo, Tourradar.

Bjeshkët e Namuna, shtëpia e miteve dhe historive folklorike interesante, ku lartohen disa nga majat më impresionuese të Shqipërisë, ofrojnë gjithashtu peizazhe spektakolare e një natyrë të rrallë ku mund të bësh hiking. Zakonisht turet ofrohen bashkë me Valbonën dhe Thethin, dhe lidhen në një udhëtim që zgjat për disa ditë. Klikoni këtu për më shumë: Lonely Planet, Walks WorldwideOutdoorAlbania.

Ecje dhe ngjitje rreth Tiranës

Duke zbritur në qendër të Shqipërisë, falë tureve të shumta që ofrohen nga Tirana, mund të bëni hiking një ditor apo dy ditor në shumë prej vendeve më interesante afër kryeqytetit apo zonave të tjera përreth. Mali i Dajtit, Karsti i Malit me Gropa, Shpella e Pëllumbasit, Ujëvara e Shëngjergjit, Syri i Ciklopit, Kanioni i Erzenit, Kanioni i Holtës, janë vetëm disa nga atraksionet natyrore të përshtatshme për ngjitje të nivelit të thjeshtë apo mesatar fare pranë kryeqytetit.

Kliko këtu për të marrë më shumë informacione: Visit-Tirana. Për ngjitjen e Malit me Gropa apo destinacioneve të tjera natyrore klikoni në adresën e AlbanianTrip. Mund të vizitoni gjithashtu faqet në facebook të kompanive që përditësojnë udhëtimet e tyre: Klubi Discover Albania.

Ecje dhe ngjitje në Jug.

Një eksperiencë e vërtetë  që nuk duhet humbur është dhe hiking në jug të Shqipërisë, ku shpesh deti dhe mali shoqërojnë njëri-tjetrin, duke ofruar panorama të jashtëzakonshme. Turet e ofruara përfshijnë si hiking të përqëndruar vetëm në plazhet më të kristalta të jugut dhe natyrës përreth, ashtu edhe ture më  të zgjatura ku përfshihen vizita në sitet e mbrojtura nga UNESCO si psh Berati, Gjirokastra e Butrinti, apo dhe eksplorimin e lumenjve e lagunave.

Klikoni në  faqet online të  tureve përkatëse në jug të Shqipërisë për të zbuluar turin që i përshtatet interesit tuaj : Discover Albania, Outdoor Albania, Zbulo, Tourradar, Happy Tours.

 Duke ndjekur Bajronin

Një  nga itineraret e hiking më  popullor të  viteve të  fundit është  dhe ai i ndjekjes së shtigjeve të  rrahura nga poeti i njohur anglez Lord Bajron, i cili në fillim të shekullit të XIX bëri një udhëtim në Shqipëri. Mbresat e më dha të tij nga ky udhëtim bënë që Shqipëria të hynte në zemrën e Bajronit, i cili e përmend jo pak herë në  kryeveprën e tij “ Shtegtimi i Çajld Haroldit’. Të  shumtë  janë  turistët që zgjedhin të përshkojnë jugun e Shqipërisë duke ecur në  hapat e tij.

Turet në  zbulim të  Shqipërisë  bajroniane: Walks Worldwide.

Itinerari i Rrugës Egnatia

Në shekullin e II para Krishtit romakët ndërtuan në kufijtë e sotshëm të Shqipërisë deri në Turqi, “Rrugën Egnatia”. Kjo rrugë luajti një rol të veçantë në zgjerimin e Perandorisë në lindje, dhe perandorë që kanë shkruar historinë apo personazhe të tjerë të rëndësishëm kanë kaluar përmes saj. Sot, duke ndjekur ture hiking të krijuara enkas, mund të ecni kah historisë e njëherësh të zbuloni dhe natyrën fantastike të Shqipërisë.

Turet e ofruara: Albania Express.

Të shumta janë eksperiencat hiking që mund të realizoni dhe nga veriu në jug, duke përmbledhur disa nga destinacionet më të rëndësishme, apo duke realizuar hiking të tjerë tematikë. Të gjitha adresat e mësiperme ofrojnë një larmi mundësish prej të cilave mund të zgjidhni.