Emra të Njohur - Into Albania

Emra të Njohur

Edhe pse një vend i vogël, historia e Shqipërisë është e mbushur me emra të njohur, që tek sa kanë formësuar identitetin e shqiptarëve, kanë shërbyer dhe si përcjellës të vlerave tyre jashtë vendit. Është ende i gjallë në të gjithë botën kujtimi i Nënë (Shën) Terezës, gruas shqiptare që ja doli të bëhet imazhi i humanizmit njerëzor. Në vitin 1979 për shërbimet e saj ndaj të varfërve dhe të përvuajturve u dekorua dhe me çmimin Nobel për Paqe.

Këtë vit bëhen 550 vjet nga vdekja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, udhëheqësit luftarak e strategut legjendar shqiptar që ja doli të ndalte për 25 vjet Perandorinë Osmane. Që prej vdekjes së tij, kjo figurë nderohet në Evropë e në botë për gjenialitetin luftarak, e me mijëra libra janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen për një figurë që krijoi ndërgjegjen kombëtare shqiptare.

Shkrimtari kandidat për Nobel Ismail Kadare është gjithashtu një nga emrat më të njohur shqiptar sot në botë, falë librave që kanë lartuar traditat, zakonet e gjuhën dhe letërsinë shqipe në arenën botërore. Në pikturë, Ibrahim Kodra mbetet një nga emrat më të njohur të shekullit XX. Nuk mbeten pas dhe artistët e artit bashkëkohor, ku spikasin Adrian Paci apo Anri Sala, të cilët mund t’i ndeshni në galeritë më të rëndësishme të botës.

Për të gjithë të apasionuarit pas muzikës operistike,  emrat si  Ermonela Jaho, Inva Mula e Saimir Pirgu, vazhdojnë ngjisin disa nga skenat më prestigjioze operistike të rruzullit, ndërsa në muzikën pop, Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha gjenden në majë të klasifikimeve botërore. Në Hollywood ende mbahen mend filmat e Jim dhe John Belushit, tek sa fotografitë e Fadil Berishës vazhdojnë zëjnë kopertinat e revistave të njohura botërore. Fotografia ka prodhuar dhe një emër tjetër të njohur si ai i Gjon Milit, që mbahet si një nga baballarët e fotografisë eksperimentale.

 

New & Trending

Choose a