Marie Marchal - Si Erdhi Shija e Ëmbël Franceze në Tiranë - Into Albania

Marie Marchal – Si Erdhi Shija e Ëmbël Franceze në Tiranë

Të gjithëve na ka ndodhur që kur jemi të mërzitur, të zhytemi në botën e ëmbël të ëmbëlsirave e të lundrojmë në shijet e pafundme të tyre. Dhe të jemi të sinqertë, Tirana ofron shumëllojshmëri alternativash. Duke filluar nga tradicionalet e duke vijuar me aromat më të mira italiane dhe franceze.

Dhe nëse jeni në kërkim të shijeve fine, në Tiranë është një vend që sjell aromë franceze.

Patisserie Française, Tiranë. Burimi nga facebook.com/pg/patisserie.francais

Marie Therese Marchal prej 30 vitesh ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri dhe ia ka dalë.

Me “Patisserie Française” ajo ka sjellë një ajër tjetër në kryeqytet. Ju do të josheni nga aroma e brioshëve, kafes apo të biskotave makaroon, të cilat të ndërthurura mirë me arredimin, ju bën të ndiheni “sous le ciel de Paris”.

Patisserie Française, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Kontaktin e parë me Shqipërinë ajo e ka pasur në vitin 1990, ku erdhi si specialiste për inspektimin e cilësisë së ujit dhe që nga ajo ditë nuk është larguar nga vendi ynë. Është munduar që gjithmonë të japë diçka më shumë nga vetja për Shqipërinë, sepse e konsideron atë, vendin e mundësive.

Sigurisht që nga vitet ‘90-të e deri më sot, Shqipëria ka ndryshuar në shumë aspekte. Dhe nëse pyet Marien për përshtypjet e para të saj, do të ta përshkruaj atë si një vend të mbyllur dhe të brishtë. Ndërsa sot për të, Tirana është bërë strehëza e saj e qetësisë dhe lumturisë.

Patisserie Française, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

E lindur në Rennes të Francës, ku prindërit e saj menaxhonin një restorant, ajo që e vogël është rritur me delikatesën e gatimeve franceze. Dhe atë delikatesë mendoi ta sjellë në Shqipëri. Në vitet 2000 ajo hapi pastiçerinë e saj, me gatimet që të ëmbëlsojnë shpirtin dhe mendjen. E nisi me një tortë me mollë, e më vonë pasoi me receta të tjera nga specialistë francez, duke i pasuruar edhe më shumë recetat.

Patisserie Française, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

Sot, kjo folezë franceze në zonën e ish Bllokut në Tiranë është një nga vendet më të frekuentuara, jo vetëm nga shqiptarët, por dhe të huaj.

Patisserie Française, Tiranë. Foto nga IntoAlbania.

New & Trending

Choose a