Tirana Street Food Festival - Vendi ku Dashuria Fillon nga Stomaku - Into Albania

Tirana Street Food Festival – Vendi ku Dashuria Fillon nga Stomaku

Jemi në mes nëntori dhe ne ju sugjerojmë të programoni axhendën tuaj, pasi në Tiranë ju presin shumë evente e panaire, që do e ngrohin më shumë atmosferën  Nëse kaloni në Sheshin Nënë Tereza, për të gjithë të apasionuarit që “dashuria iu kalon nga stomaku” bëjnë mirë të jenë në Festivalin e parë ndërkombëtar “Tirana Street Food Festival.”

Në të marrin pjesë 20 stenda, të huaja dhe shqiptare, të cilat prezantojnë një qasje tjetër të gatimeve. Këtu nuk do të gjeni vetëm gatimet e shpejta, por edhe lloje të ndryshme të kuzhinës ndërkombëtare.

E organizuar nga Bashkia Tiranë dhe Connext Albania, ky festival kërkon të sjellë për qytetarët shijet më të mira të gatimeve tradicionale, si dhe element kulinarie europiane, të cilat do të ndërthuren shumë bukur me aktivitete të ndryshme që bazë do të kenë gatimin.

Kuzhina tradicionale shqiptare, picat italiane, sushit japoneze, ushqime kineze e siriane, sigurisht duke mos lënë pas edhe ëmblësirat greke, janë këto shije që do të përcillen në këtë festival. Në një atmosferë festive, në orët e mbrëmjes ju mund të shijoni dhe tingujt e muzikës live. Ky festival do të qendrojë i hapur deri më 17 nëntor. Më poshtë ju sjellim disa foto ilustruese:

Sushi. Foto nga IntoAlbania.
Falafel. Foto nga IntoAlbania.
Sallatë e freskët. Foto nga IntoAlbania
Shishqebap pule. Foto nga IntoAlbania
Humus. Foto nga IntoAlbania
Pica. Foto nga IntoAlbania
Karkaleca me patate. Foto nga IntoAlbania
Salçiçe. Foto nga IntoAlbania
Pamje nga Festivali. Foto nga IntoAlbania
Sallatë. Foto nga IntoAlbania

New & Trending

Choose a