Media Britanike - Shqipëria Destinacion Autentik për 2020-ën - Into Albania

Media Britanike – Shqipëria Destinacion Autentik për 2020-ën

Gjithnjë e më shumë, Shqipëria po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare, për atraksionet turistike, për vendet e pazbuluara, si edhe për përvojat autentike.

Viti i ri po afron, e nëse jeni në kërkim të vendeve të veçanta, se ku mund të kaloni pushimet e 2020-ës, ju vjen në ndihmë media britanike inews.com.uk. Ajo prezanton një guidë turistike të vendeve më të qeta për të kaluar pushimet, për vitin 2020.

Mes maleve dhe deteve, pjesë e kësaj liste është edhe Shqipëria, si një ndër destinacionet ideale për plazhet. Pafundësia e tyre, nga Adriatiku e deri tek Riviera e Jugut, kanë bërë që këto zona të jenë në qendër të vëmendjes së mediave prestigjioze botërore.

Ksamil
Ksamil, Sarandë, © instagram.com/krisssich/

Britanikja inews i konsideron plazhet e Shqipërisë, si gjire të qeta me detin e kristaltë, një bukuri natyrorë për t’u eksploruar. Plazhet afër Durrësit, si Spilleja, mund të jenë idealet për disa ditë pushimi të qeta, duke vijuar më pas me bukuritë mahnitëse të Rivierës Shqiptare, që vitet e fundit, po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë anglez.

Perëndim në Spille. Foto nga IntoAlbania.

Me bukuritë natyrore dhe pasuritë e shumta kulturore, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend turistik i preferuar për turistët e huaj, si edhe vijon të renditet nga mediat e huaja ndër vendet që nuk duhen humbur për t’u vizituar.

Krahas Shqipërisë, si vende ideale për pushime të aventurës, britanikja inews.com.uk, përfshin edhe vendet si; plazhet e qeta të Majorkës, udhëtimet mes ultësirave të maleve Karpate në Rumani, Lituaninë etj..

Pushimet e 2020-ës nuk është e thënë të jenë ekzotike, por autentike, ku ti ke mundësinë të eksplorosh e të zbulosh destinacione që nuk i dije.

New & Trending

Choose a