Book Your Stay
Book Your Flight
Arti i shndërrimit të rrushit në lëng është një proces i vjetër dhe prodhimi i verës ka ndryshuar nga dekada në dekadë, sigurisht duke garantuar cilësinë në verërat e prodhuara. E nëse do të zbulosh se cili është sekreti i përgatitjes së një verë të mirë, Kantina Enol ju drejton në një udhëtim sa të veçantë dhe unik në njohjen e vreshtave si edhe në vjeljen e rrushit.
Përveçse mund të shijoni verën e cila ndërthuret ëmbël mes artit, dashurisë dhe cilësisë, në Bujtinën Enol, tashmë prej disa vitesh mund të shijoni ushqimet tradicionale e të freskëta të zonës, si edhe ambientet komode të qëndrimit.
Enol është një bujtinë e ngrohtë dhe familjare, e vendosur në mes të gjelbërimit të Prezës. Në këto vite kjo bujtinë është kthyer në destinacionin ideal për t’u larguar nga zhurma e qytetit dhe për të shijuar qetësinë, gjelbërimin dhe ajrin e pastër. Vetëm 30 minuta larg Tiranës, agroturizmi Enol është një atraksion i veçantë ku kombinohet peizazhi përrallor i kalasë së Prezës, me bukuritë natyrore të zonës.
Një vizitë në këtë kantinë nuk është vetëm në soditjen e natyrës dhe shijimit të produkteve bio, por edhe në eksplorimin e zonës përreth.
Mes ecjes në natyrë, në shtegun afër bujtinës e vizitës në kalanë e Prezës, si edhe mësimit të recetave autentike shqiptare, Kantina Enol, do t’ju mundësojë edhe turin në vreshta. Në këtë vizitë unike ju keni mundësinë të njiheni me llojet e ndryshme të vreshtave, me degustimin e verës, si edhe njohjen e kantinës ku përpunohet vera.
Ata që merren me prodhimin e verës e dinë se, një verë e mirë lind në vreshta dhe një ndër eksperiencat unike të kantinës është edhe vjelja e rrushit me duart tuaja, si edhe shtypja e tij sipas metodave tradicionale.
Ritmi i ditës është aq intesiv dhe emocional saqë netët në ambientet e agroturizmit Enol, përveçse të qeta dhe komode, me hapësirat e bollshme të verandave, do ju bëjnë të sodisni bukuritë natyrore dhe ajrin e pastër të zonës së Prezës. Familja Alushi e cila është në krye të kësaj bujtine do të dijë t’jua kthejë këto ditë në të paharrueshme.
Nëse jeni në kërkim të një vendi ku ju mahnitë me detin, liqenin, lumin, natyrën e egër, turizmin bregdetar, historik...
Read More
Dibra e pasur me traditë, kulturë dhe histori është e njohur edhe për peizazhet natyrore. Diversiteti i natyrës dibrane i...
Read More
Stina e dimrit dhe magjia e saj shijohen më mirë në Korçë, jo vetëm në sokaket e qytetit, por në...
Read More