Book Your Stay
Book Your Flight
Festivali Za-Fest vjen edhe në këtë vit të vështirë. Vlashent Sata, kantautori i mirënjohur shqiptar me banim në Francë, bën të ditur realizimin online të edicionit të katërt të eventit “Zâ-Fest”, me pjesëmarrje të artistëve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Vlashent Sata, është ideatori dhe krijuesi që i dha ”zanin” këtij festivali të përvitshëm që zhvillohet në Alpet shqiptare dhe që promovon vlerat shqiptare, bukurinë e natyrës, si dhe kultivimin e artit.
Në katër edicione, Zâ Fest ka patur jo pak qëllime për të përmbushur. Të drejtat e grave janë një nga shtyllat e vlerave që ky festival promovon. Zâ Fest ka si qëllim jo vetëm rizgjimin e vlerave shqiptare e kultivimin e artit, por edhe ruajtjen e natyrës dhe ndërgjegjësimin ndaj saj!
Prej disa ditësh faqja zyrtare e Za-Fest na ka njohur me disa nga artistët që janë pjesë e ketij edicioni, i cili do të jetë i tëri online.
Ndonëse të gjithë e njohim situatën e vështirë në të cilën ndodhemi, ky festival kërkon të jetë më afër publikut, për t’i sjellë pak dritë shprese. Edicioni i katërt, siç shprehen edhe organizatorët në rrjetet sociale, për të parën herë do të mbahet edhe në Kalanë e Rozafës, përveçse në Theth!
Kjo kala është jo vetëm një monument mijëvjeçar e simbol i qytetit të Shkodrës, por edhe një trashëgimi kulturore.
Nuk ka një date të saktë të festivalit Za-Fest, por organizatorët kanë informuar se së shpejti ky festivali do të shfaqet në ekranet e rrjeteve sociale. Publiku nuk pati mundësinë të shijonte natyrën e bukur të Thethit, fundjavën me muzikë, poezi e diskutime, por do të shijojë zanin e ëmbël të këtij festivali.
Tesi Kerenxhi “Qyteti i një mbi një dritareve” falë vlerave historike, kulturore dhe turistike, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore...
Read More
Bukuritë shqiptare janë kthyer në një destinacion turistik të dashur për të huajt, dhe këtë gjithnjë e më shumë po...
Read More
Përmeti nuk është vetëm vendi i destinacioneve magjepsëse, por edhe qytet i cili të mahnit me histori. Ditët e fundit...
Read More