Lollipop - Into Albania

Lollipop

Simboli i jetës së natës në Tiranë

I pozicionuar në zemër të ish-Bllokut, Lollipop prej vitesh është një nga emrat më në zë të jetës së natës së kryeqytetit

Lloji i muzikës

Lollipop është popullor veçanërisht për moshat 20-30 vjeç, falë dhe muzikës moderne që luhet aty.Emra të njohur të muzikës shqiptare apo dj të ndryshëm nga Evropa janë të ftuar të përhershëm, dhe nuk mungojnë as eventet me muzikë speciale të zhanreve të ndryshme, si pop, dance, electronic, r & b etj. Mjaft popullore janë mbrëmjet me muzikë të viteve ’90 nga Dj Aldo, që është një nga dj më të njohur në vend, apo dhe shfaqjet e reperave më të ndjekur shqiptarë, si Noizy, Ledri Vula etj. Nuk mungojnë as këngëtarët e muzikës pop si Alban Skënderaj, apo edhe emra të njohur për publikun ndërkombëtar si dj Eryc Prydz.

Stili

Ajo që e bën përherë popullor këtë emër është dhe stili arredues që është në ndryshim të vazhdueshëm, në mënyrë që t’i përshtatet trendeve të kohës. Rreth 500 të rinj mbushin mbrëmjet e Lollipop-it, ku nuk mungon as hapësira VIP, për ata që duan më tepër intimitet.

Kur ta vizitosh

Ashtu si dhe në klubet e tjera të ngjashme, edhe këtu atmosfera ndizet zakonisht pas orës 1 të natës, duke kulmuar rreth orës 3 të mëngjesit. Në Lollipop fundjava është përherë e shoqëruar nga ndonjë emër I njohur për publikun vendas, ndaj kontrolloni faqen e tyre në fb apo në Instagram për më tepër.

Gjatë verës

Në verë Lollipop zgjedh zakonisht të zhvendoset në pikat mjaft të frekuentuara nga turistët, ku vitet e shkuara ka ndaluar në plazhet e Drimadhes, Dhërmiut apo Palasës. Për t’u njohur me stacionin e verës të Lollipop, ndiqni rrjetet sociale të lokalit.

 

    Rruga Ibrahim Rrugova, Ish-Blloku Get Directions

Explore More