Boza – Pija e Shëndetshme e Shqiptarëve - Into Albania

Boza – Pija e Shëndetshme e Shqiptarëve

Kjo pije është aq e vjetër që në periudhën otomane dhe para kësaj periudhe mendohet se ka ekzistuar edhe në Mesapotami. Boza është një pije e shijshme dhe freskuese gjatë verës dhe ngrohëse e zemrës në periudhën e dimrit.

Çfarë është boza?

Kjo pije e ëmbël bëhet duke fermentuar cilëndo nga kokrrat e mëposhtme: grurë, misër, ose elb. Boza është një pije kremoze e cila shërbehet e ftohtë ose e ngrohtë. Aroma e butë e saj është në të vërtetë e papërshkrueshme pasi nuk futet në kategoritë e ëmbla, as të tharta dhe të hidhura. Sidoqoftë, boza shqiptare është pak më e ëmbël se normalja. Megjithëse për shumicën e shqiptarëve kjo pije është e shijshme, shumica e atyre që e provojnë për herë të parë është befasuese. Dhe në të vërtetë boza është aq e mirë sa ka arritur të mbijetojë pothuajse gjatë këtyre dhjetë-mijëvjeçarëve.

Nga osmanët te shqiptarët dhe anasjelltas

Megjithëse boza shërbehej që nga shekulli i 8-të para krishtit në Anadoll dhe Mesopotami, popullariteti i saj arriti kulmin gjatë epokës Osmane. Në fillim formula e saj përmbante disa përqindje alkool, por duke qenë se osmanët nuk e lejonin pirjen e tij kjo përqindje u eliminua. Dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe filloj të bëhej edhe boza në Shqipëri dhe ishin shqiptarët që  sollën një tjetër prezantim kësaj pije, tashmë jo alkoolike dhe pak më të ëmbël. Ishte Haxhi Sadikun, shqiptarin që ngriti një dyqan të famshëm të prodhimit të bozës në Stamboll në vitin 1876. Dyqani “Vefa Bozacisi” ndodhet akoma aty pranë Xhamisë së Sulltan Sulejmanit. Boza shitej në të gjithë Shqipërinë gjatë komunizmit, por e humbi popullaritetin pas rënies së regjimit dhe prishjes së punishteve të ëmbëlsirave. Gjatë kësaj periudhe kalon në plan të dytë duke i hapur rrugën pijeve të tjera analkoolike perëndimore si Coca-Cola dhe Pepsit.

Përfitimet shëndetësore

Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që kanë fëmijë në gji, si edhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Boza është një ushqim i vlefshëm pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje vitaminash B. Ajo ka vlera ushqimore për shkak të nivelit të lartë të proteinës, kalciumit, hekurit, fosforit, zinkut, thiaminës, niacinës dhe riboflavinës. Boza është një pije që të jep energji dhe forcë. Ajo ka baktere mjaft të mira dhe rekomandohet për atletët si edhe gratë shtatzënë. Për dallim nga pijet e tjera, pirja e bozës në të vërtetë është e mirë për shëndetin tuaj!

Ku ta gjeni

Atë mund ta gjeni tek furrat e bukës, në markete ose mund ta shërbejnë edhe në kafenetë. Si tregjet lokale ashtu edhe supermarketet shesin boza në shishe. Mundësia më e mirë këto ditë është ta porosisni në Agral, e cila ua sjell në shtëpinë tuaj një bozë të freskët në shishe qelqi.

Bozë me akullore

Një mënyrë e mirë për të pirë bozën e ftohtë, është ta shoqërosh atë me akullore. Ky kombinim ka një shije të ngjashme me milkshake-un dhe të ofron një shijë të papërshkrueshme.

New & Trending

Choose a