Flamingot e Shqipërisë - Në Lajmet Pozitive të Mediave Ndërkombëtare - Into Albania

Flamingot e Shqipërisë – Në Lajmet Pozitive të Mediave Ndërkombëtare

Me izolimin e lëvizjeve dhe turistë të cilët qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të koronavirusit, të vetmet që shëtisin dhe sodisin Lagunën e Nartës, janë flamingot.

Madje ky lajm ka tërhequr vemendjën edhe të mediave të ndryshme ndërkombëtare si The Telegraph apo edhe EuroNews.

Prestigjozja britanike ‘The Telegraph’ ka përzgjedhur pikërisht pamjet nga laguna e Nartës në Shqipëri si pjesë e lajmeve pozitive nga bota, ndërkohë që të gjithë po vuajmë pasojat e koronavirusit.

“Flamingot rozë dhe pelikanët kaçurrelë po ‘lulëzojnë’ falë qetësisë së lagunave përreth vijës bregdetare perëndimore të vendit”, shkruan The Telegraph.

Laguna e Nartës me një sipërfaqe prej 42 km katror është një nga lagunat më të rëndësishme në vendin tonë. Prej disa vitesh pasi hyri në fuqi ligji i moratoriumit të gjuetisë janë shtuar dhe shumë shpendë, të cilët tashmë këtë lagunë e kanë habitatin e tyre. Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe në Shqipëri për nga rëndësia, pas lagunës së Karavastasë. Duke e thyer këtë zonë në një atraksion turizmi jo vetëm për bukurinë natyrore që ofron, por edhe këta shpend që zbukurojnë lagunën e Nartës.

New & Trending

Choose a