Forbes Për Shqipërinë - Vend Befasues i Nënvlerësuar dhe Patjetër Për t'u Vizituar në Vitin 2020 - Into Albania

Forbes Për Shqipërinë – Vend Befasues i Nënvlerësuar dhe Patjetër Për t’u Vizituar në Vitin 2020

Media amerikane “Forbes”, me fokus të veçantë ekonominë, publikoi në datë 19 Shkurt 2020, në faqen e saj online, një listë të tri vendeve që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur ndërkombëtarisht në fushën e turizmit.

Megjithatë, ato janë “befasuese dhe për t’u vizituar këtë vit”, sugjeron Forbes. Shqipëria me qytetin e Tiranës e para, Viljandi në Estoni dhe Tainani në Taiwan, për arsye të ndryshme, nuk janë zgjedhja e parë e një turisti të huaj. Por siç nënvizon e përditshmja, “ka një dëshirë të shtuar mes turistëve, për të zbuluar përpara të tjerëve destinacione të reja”.

Si shumë media të tjera, edhe Forbes veçon kurjozitetin ndaj të shkuarës komuniste të vendit, zhvillimin e menjëhershëm që ka marrë më pas jo vetëm Tirana por e gjithë Shqipëria si dhe çmimet konkurruese:

“Bregu jugor i Shqipërisë, që ndryshe njihet si Riviera Shqiptare, ka marrë pak më shumë vëmendje së fundmi si një vend më i lirë se Greqia, me më pak dyndje, por po aq i bukur e i veçantë sa ajo. Shpesh kryeqyteti është anashkaluar, por kohët e fundit ky trend po ndryshon”, ka përmbyllur “Forbes” paragrafin e tij.

Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu.

New & Trending

Choose a