IN Paper & Plex - Ekspozita e Pazakontë dhe e Fundit e Tre Shokëve - Into Albania

IN Paper & Plex – Ekspozita e Pazakontë dhe e Fundit e Tre Shokëve

Një hapësirë e vogël arti, por me një zemër të madhe, në një vend të pazakontë, por shumë të favorshëm për çdo vizitor, shqiptar apo të huaj, do të mikpresë punët e tre artistëve shqiptarë bashkëkohorë të arteve pamore, Orion Shima, Ergys Zhabjaku dhe Joni Kraja. Ekspozita më e fundit është edhe ajo që përmbyll një vit të suksesshëm artistik në “Gallery 70 Contemporary Art”, por që njëkohësisht, çel edhe vitin e ri 2020, duke qëndruar e hapur deri më datë 7 Janar.

Gallery 70 Contemporary Art

Nën titullin “IN Paper & Plex”, vijnë rreth 30 punime të artistëve që me njëri-tjetrin nuk ndajnë vetëm eksperiencën dhe hapësirën profesionale artistike, por edhe një miqësi të vjetër që i ka rezistuar kohës dhe që çliron energjinë e saj, edhe në këtë ekspozitë kolektive.

Siç sugjeron edhe fraza e famshme latine, “in nomen omen”, titulli i ekspozitës, “IN Paper & Plex”, shpjegon edhe përmbajtjen e saj dhe i referohet materialeve të përdorura për realizimin e këtyre veprave në përmasave të vogla e të mesme, të cilat njëkohësisht janë të disponueshme edhe në shitje.

In Paper & Plex. Burimi Gallery 70 Contemporary Art

Orion Shima, sjell këtu njëmbëdhjetë punë, vaj në letër, që paraqesin një ndër temat e preferuara të artistit siç është hetimi i vazhdueshëm i marrëdhënies së qenies njerëzore me natyrën.

Orion Shima, Nude, 2015. burimi, Artsy.net

Ergys Zhabjaku njihet për eksplorimin konstant në bashkimin e mediumeve të ndryshëm për të shprehur krijimet e tij. Në këtë ekspozitë sjell një seri prej tetë punësh, printime në bardhë e zi, montuar mbi pleksiglas.

Ergys Zhabjaku, Jealous Posseidon , 2016. Burimi Artsy.net

I orjentuar drejt abstraktes, edhe Joni Kraja shfrytëzon të gjitha mjetet shprehëse, nga furça te lapsi, printi apo spraji në letër, për të kornizuar format dhe hijen që lenë objektet e vendosura mbi letër.

Joni Kraja, My shades 1, 2015. Burimi Artsy.net

 Ekspozita “IN Paper & Plex“, çelet më datë 19 dhjetor dhe është e vizitueshme në “Gallery 70 Contemporary Art”, Rr. Abdi Toptani (në Qendrën Tregëtare Toptani), nga e hëna në të shtunë, nga ora 17.00 deri në 19:00 ose duke fiksuar një takim.

New & Trending

Choose a